Flash

Irani bojkoton shortin e Botërorit prej Trump: “Vendimet s'kanë lidhje me sportin”

Lapsi.al 28 November 2025
Irani bojkoton shortin e Botërorit prej Trump: “Vendimet

Më 5 dhjetor, të premten, në Uashington do të mbahet shorti i Botërorit 2026, një ngjarje shumë e pritur. FIFA ka zyrtarizuar vazon e ekipeve dhe ka përcaktuar disa risi. Edhe Shqipëria, e cila do të luajë në play-off, do ta ndjekë me vëmendje shortin. Ndërkohë Irani, që është kualifikuar, ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e shortit të Kupës së Botës. Kjo pasi SHBA nuk kanë lëshuar viza për disa anëtarë të delegacionit. Për protestë, Irani ka vendosur të mos dërgojë asnjë përfaqësues.

“Vendimet e marra nuk kanë lidhje me sportin”

Zëdhënësi i Federatës Iraniane të Futbollit, në një deklaratë për televizionin shtetëror, bëri të ditur se Irani do të bojkotojë ceremoninë e shortit. Kjo në shenjë proteste ndaj vizave të refuzuara për disa anëtarë të delegacionit, midis të cilëve, ishte edhe presidenti i federatës: “Ne e kemi njoftuar FIFA-n. Vendimet e marra nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe anëtarët e delegacionit iranian nuk do të marrin pjesë në shortin Botërorin 2026.”

“Administrata Trump nuk bën përjashtime”

Politika ndërthuret me Botërorin e futbollit. Donald Trump, i cili ka pritur në Shtëpinë e Bardhë edhe një darkë me Infantinon dhe Cristiano Ronaldon, nuk heq dorë. Irani bojkoton. Haiti jo, edhe pse kombëtarja karaibike, e kualifikuar sërish në Botëror pas më shumë se 50 vitesh, do të luajë verën e ardhshme pa tifozë.

Arsyeja: kush jeton ose banon në Haiti nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara. “Administrata Trump nuk do të bëjë përjashtime. Tifozët haitianë do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit drejt vendit.” Pra, ata do të luajnë pa tifozë. Asnjë përjashtim, as për Haitin, as për Iranin.

Pak orë më parë, presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se administrata e tij do të pezullojë përfundimisht imigracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë”.

“Për t’i dhënë fund hyrjeve të paligjshme që ndodhën në kohën e Biden, do të dëboj këdo që nuk përfaqëson një vlerë neto për SHBA.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI