Flash

INSTAT publikon shifrat: Aksidentet u ulën me 16.5 për qind në periudhën janar-tetor

Lapsi.al 28 November 2025
INSTAT publikon shifrat: Aksidentet u ulën me 16.5 për qind në

Aksidentet rrugore u ulën me 18.3 për qind gjatë muajit tetor ndërkohë që si 10 mujor kjo ulja ishte në nivelin 16.5 për qind.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave që janë ende paraprake tregojnë se vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 116 aksidente rrugore, nga të cilët 164 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

“Gjatë periudhës Janar – Tetor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,5%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Në shumicën e rasteve shkak për aksidentin duket se është sjellja që drejtuesit e mjeteve kanë në timon ndërkohë që jo në pak raste duket se shkak janë bërë edhe këmbësorët. Grupmosha që mban peshën më të madhe të aksidenteve të shkaktuara është ajo mes 24-35 vjeç.

“Në muajin Tetor 2025, aksidentet rrugore, në 81,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9% të numrit total të aksidenteve

Në muajin Tetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, në muajin Tetor 2025, ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 25,0% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, nënvizon INSTAT./Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI