Flash

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas

Lapsi.al 28 November 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër

Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprime tokësore ndaj trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ndoshta e keni vërejtur se njerëzit nuk po duan që të dërgojnë dërgesa përmes detit dhe ne do të nisim që t’i ndalim ata nga toka po ashtu. Toka është më e lehtë, por ne do të nisim shumë shpejt”, tha Trump teksa po fliste përmes video-lidhjes me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan të enjten.

Ende nuk ka një reagim nga Venezuela për këtë njoftim të udhëheqësit amerikan. Administrata Trump ka qenë duke peshuar opsione të lidhura me Venezuelën për të luftuar atë që e ka paraqitur si rolin e Nicolas Maduros në furnizimin me droga të paligjshme që kanë vrarë amerikanë. Maduro ka mohuar se ka ndonjë lidhje me trafikun e paligjshëm të drogës.

Forcat amerikane në rajon deri tani janë përqendruar në operacione kundër narkotikëve, edhe pse fuqia e grumbulluar ushtarake është shumë më e madhe se ajo që nevojitet për këto operacione. Trupat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafikim të drogës në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor që nga shtatori, duke vrarë të paktën 83 persona.

Raportimet për një veprim të ri janë shtuar javët e fundit, pasi ushtria amerikane dislokoi trupa në Karaibeve në kohën e përkeqësimit të raporteve mes SHBA-së dhe Venezuelës./REL/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI