Flash

Adem Jashari me maskë/ Historia e fotos së papublikuar më parë

Lapsi.al 28 November 2025
Adem Jashari me maskë/ Historia e fotos së papublikuar më

Një ekip gazetarësh amerikanë në janarin e vitit 1998, vizitoi Prekazin. Për t’i pritur kishte dalë vet komandanti legjendar Adem Jashari. Atë ditë u realizuan edhe disa fotografi ku komandanti legjendar bashkë me Ilaz e Hasan Kodrën shihen të maskuar. Por, cila janë prapaskenat dhe si u realizua kjo fotografi e cila rrallë u shfaq në publik, për Tëvë1 e ka zbuluar vet Hasan Kodra.

Lajmi iu erdhi se po vinte një ekip i huajsh gazetarësh. Kështu, Prekazi në fillim të vitit 1998, u bë gati që opinionit botëror, t’ia prezantonte për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendpritja për ta, u caktua Kulla e Ilaz Kodrës në Prekazin e Poshtëm.

E nikoqirët, ishin vet komandantët e UÇK-së, në krye me Adem Jasharin. Por, para se intervista të fillonte, fillimisht u kërkuan disa fotografi. “Njëri prej fotografëve që ishte me ta së bashku, ishte i ndjeri Haqif Mulliqi, bashkë me ta, i kemi bërë disa foto të ndryshme në oborr, por jo me maska. Ata (fotografët e NY Times) e panë të arsyeshme t’i bëjmë disa fotografi me maska…..Atëherë pozita ku ishim në oborr nuk ishte e mirë (e identifikueshme) kërkuan ta bëjmë një fotografi pranë një muri që ishte afër shtëpisë së komandantit, Ilaz Kodra”, thotë Hasan Kodra , bashkëlufetar i Adem Jasharit.

Para gazetarëve amerikanë të New York Times, dolën tre burra të maskuar e me uniforma ushtarake. Kështu lindi edhe kjo fotografi, e cila rrallë herë e shfaq në publik. Por, kjo nuk është fotografia e vetme që gazetarët amerikanë e bën atë ditë në Prekaz. Vet Hasan Kodra ka zbuluar edhe këto fotografi, në të cilat shihet komandanti legjendar, Adem Jashari i maskuar.

Nga këtu, bashkë me ekipin e gazetarëve u kthyen në kullën e Ilaz Kodrës. Përgjegjësinë për ta dhënë intervistën pa maskë, e mori Hamëz Jashari. Por ky i fundit, urdhëroi që vetëm një njeri brenda odës, të qëndronte i maskuar. “Hamza para se mu ulë, na u drejtua neve që ju jeni vetëm valltar ndërsa unë e udhëheq vallen. Do të thotë Hamza do ta bëj intervistën, mua mu drejtua mësues, mos e heq maskën, sepse je duke punuar në Arsim”, rrëfen Kodra. Vetëm dy muaj pas kësaj interviste, forcat serbe me 5 mars të vitit 1998, sulmuan lagjen Jashari në Prekaz. /Marrë nga tëvë1.info

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI