Flash

Shpenzimet e planifikuara u rritën ndjeshëm gjatë 2021–2024

Lapsi.al 27 November 2025
Shpenzimet e planifikuara u rritën ndjeshëm gjatë 2021–2024

Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2021–2024, por realizimi i tyre ka mbetur dukshëm më i ulët se parashikimet, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh mes buxhetit të miratuar dhe atij që përfundimisht shpenzohet.

Të dhënat e përpunuara nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se, ndërsa qeveria ka rritur planifikimet buxhetore për mbrojtjen e vendit nga 24.7 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 40.6 miliardë lekë në 2024, përdorimi real i fondeve ka mbetur prapa, duke e ulur ndjeshëm përqindjen e realizimit.

Në vitin 2021, realizimi arriti rreth 93% të planit, ndërsa një vit më vonë situata u përmirësua, duke shkuar në rreth 97%.

Por pas vitit 2022, ritmi ka ndryshuar. Në vitin 2023 u shënua një rënie e ndjeshme, me vetëm 87% të shpenzimeve të realizuara, duke krijuar një diferencë prej gati 4.7 miliardë lekësh midis planit dhe zbatimit.

Tendenca u përkeqësua më tej në vitin 2024, ku hendeku arriti nivelin më të lartë me rreth 6.7 miliardë lekë dhe përqindja e realizimit ra në 84%.

Të dhënat tregojnë se, edhe pse fondet për mbrojtjen janë rritur çdo vit, kapaciteti për t’i shfrytëzuar ato plotësisht ka ardhur duke u dobësuar.

Ekspertët e çështjeve buxhetore shpjegojnë se ritmi i zbatimit të projekteve të investimeve në mbrojtje është i ngadaltë se në sektorë të tjerë.

Shumë prej investimeve, veçanërisht ato që lidhen me modernizimin e pajisjeve, infrastrukturën ushtarake apo blerjet strategjike, kërkojnë procedura të komplikuara prokurimi, marrëveshje ndërkombëtare dhe afate të gjata zbatimi. Çdo vonesë në proceset e tenderimit sjell automatikisht mosrealizim të fondeve të parashikuara për atë vit.

Gjithashtu, fondet nuk realizohen prej mungesave të kapaciteteve administrative dhe teknike brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Rritja e shpejtë e buxhetit kërkon aftësi më të mëdha për të projektuar, monitoruar dhe përmbyllur kontrata të reja, ndërsa institucionet shpesh mbeten me të njëjtat burime njerëzore dhe të njëjtin ritëm pune si më parë.

Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Mbrojtjes lidhet me projekte shumëvjeçare dhe financime të kushtëzuara nga NATO ose partnerë të tjerë strategjikë. Nëse këto partneritete pësojnë vonesa, ndryshime teknike apo rinegocime, shpenzimet e planifikuara shtyhen automatikisht për vitet pasuese, duke krijuar diferencë mes planit dhe realizimit./Monitor

Të këshilluara

Ndërron jetë Shpat Kasapi

Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka ...

09:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI