Flash

SHBA vendos taksë 100 dollarë për të huajt që duan të vizitojnë parqet kombëtare

Lapsi.al 27 November 2025
SHBA vendos taksë 100 dollarë për të huajt që duan

Departamenti i Brendshëm i SHBA , i cili drejton parqet kombëtare të vendit, tha se çdo vizitor ndërkombëtar do të duhet të paguajë 100 dollarë për person, përveç tarifave ekzistuese për të hyrë në 11 nga vendet më të njohura. Nga viti 2026, jo-rezidentët do të duhet gjithashtu të paguajnë më shumë se 250 dollarë për një biletë vjetore në parqe, ndërsa qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm do të vazhdojnë të paguajnë 80 dollarë.

BBC shkruan se rritja e tarifës synon të vërë familjet amerikane në plan të parë dhe pasqyron qëllimin e Presidentit Donald Trump, për t'i bërë parqet më të arritshme dhe të përballueshme për qytetarët amerikanë,

"Këto politika sigurojnë që taksapaguesit amerikanë, të cilët tashmë mbështesin Sistemin e Parqeve Kombëtare, të vazhdojnë të gëzojnë akses të përballueshëm, ndërsa vizitorët ndërkombëtarë kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e parqeve tona për brezat e ardhshëm", tha Sekretari i Brendshëm Doug Burgum.

Rritja do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026, së bashku me lançimin e një sistemi të përmirësuar të rezervimeve online dhe akses më të mirë për motoçiklistët në të gjitha parqet. Në njoftimin e tij, departamenti vuri në dukje gjithashtu tetë ditë patriotike pa tarifa vetëm për banorët për vitin 2026, duke përfshirë Ditën e Përkujtimit, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Veteranëve.

Rritja e tarifave vjen pas një urdhri ekzekutiv, të nënshkruar nga Trump në korrik, për të rritur tarifat e hyrjes në parqet kombëtare për vizitorët e huaj. Të ardhurat shtesë do të siguronin fonde për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre vendeve, tha Shtëpia e Bardhë në atë kohë edhe pse administrata Trump planifikonte shkurtime të thella në buxhetin e Shërbimit të Parqeve.

Parqet kombëtare të SHBA-së kanë parë një numër rekord turistësh në vitet e fundit, me mbi 331 milionë vizitorë në vitin 2024. Kjo është një rritje prej të paktën 6 milionë krahasuar me një vit më parë. Parqet më të vizituara të vendit përfshijnë Everglades në Florida, Yosemite në Kaliforni dhe Malet Shkëmbore të Kolorados.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI