Flash

KLSH: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes

Lapsi.al 27 November 2025
KLSH: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit.

Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara.

Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh. Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta.

Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.

Shkelje të rënda edhe në Shkodër

Auditimi ka evidentuar parregullsi të tjera të rëndësishme në rajonin e Shkodrës. Janë identifikuar 46 raste pagesash të kryera me mandate pa firmën e pensionistit, një shkelje që ngre pikëpyetje mbi kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit. Nga këto, 33 raste janë zbuluar nëpërmjet sistemit TIMS, me një vlerë totale prej 13,299,538 lekësh, ndërsa 13 raste të tjera përbëjnë pagesa të parregullta me vlerë 418,447 lekë.

Mbi 11 mijë pagesa pas vdekjes së përfituesve

Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me pagesat e kryera pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Vetëm gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, janë regjistruar 11,030 raste, duke shkaktuar një dëm prej 114,885,368 lekësh, ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.

Pavarësisht masave të marra, deri në fund të vitit janë rikuperuar 100,158,608 lekë, ndërsa 647 raste, me një vlerë prej 14,726,760 lekësh, mbeten ende të paarkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

Rekomandimet e auditimit

Auditorët i kërkojnë ISSH-së të përshpejtojë ndjeshëm procedurat administrative dhe ligjore për rikuperimin e shumës së mbetur prej 36,604,305 lekësh, duke vijuar bashkëpunimin me postën dhe bankat e nivelit të dytë.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit paraprak, për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave në të ardhmen.

Forcimi i kontrollit dhe transparencës, sipas auditorëve, do të ndihmojë në uljen e humbjeve financiare, rritjen e eficiencës në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rikthimin e plotë të shpenzimeve të padrejta në buxhetin e shtetit. /ekofin.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI