Flash

Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi Ramës

Lapsi.al 27 November 2025
Dashnorët e drejtësisë së re apo dashnorët e Edi

Rezistenca e fortë që Edi Rama po i bën të ashtuquajturës drejtësi e re, duke marrë në mbrojtje institucionalisht dhe personalisht zëvendësen e tij, ka rrëzuar gjithë propagandën hipokrite të mosndërhyrjes dhe pavarësisë që kjo mazhorancë i ka dhënë pushtetit gjyqësor që nga krijimi i shtetit shqiptar. Mjaftoi vetëm një rast, ku SPAK guxoi të nxjerrë këmbën përtej rrethit të hekurt që i ka vizatuar kryeministri, për të provuar se drejtësia e re është e pavarur për aq kohë sa nuk i rrezikon pushtetin Edi Ramës.

Peng në kryeministri/ Ç’po negocion Belinda Balluku me Edi Ramën

Dosja Balluku përbën precedentin e parë kur një hetim i SPAK zhvillohet për vendimarrje të dyshura si korruptive dhe jo për pllakat e tualeteve apo faturat e hoteleve. Gjithashtu, për herë të parë, prokurorët marrin të pandehur një anëtar të lartë të kupolës ekzekutive ndërsa është në detyrë. Pikërisht këto dy elementë, cilësisht të rinj nga praktikat e deritanishme të prokurorisë speciale, nxorrën në pah thelbin e vërtetë të konceptit të Rilindjes për reformën në drejtësi. Kryeministri i fshiu qëndrimet e deridjeshme se çdo zyrtar i lartë duhet të përballet personalisht me drejtësinë, se ai dhe partia nuk janë zyrë avokatie, se kush përfiton nga besimi i qytetarëve duhet të përgjigjet, etj etj. Në vend të tyre nisi të flasë për pushtet të pakufizuar të prokurorëve, për ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit, madje nisi të qëmtojë edhe juristë nga bota për të gjetur dëshpërimisht se si mund të mbrohet një qeveri e kapur 12 vjet rresht në krim dhe korrupsion.

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

Brishtësia e drejtësisë së re, “për herë të parë e pavarur që nga 1912”, u dëshmua jo vetëm nga ndërhyrja brutale e kryministrit për të mbajtur me thonj në detyrë një ministre të marrë si e pandehur, por dhe nga ushtria e propagandës që iu kundërvu SPAK dhe gjykatës speciale. Ideja se drejtësia mund të bëhej aq e pavarur sa të trokiste në zyrën e Ramës, prodhoi një precedent që do të mbahet mend në historinë e medias shqiptare. Guximi i SPAK për t’iu afruar kryeministrit u cilësua grusht shteti. U dha alarmi për një komplot të errët që po e kthen vendin në Republikë Prokurorësh dhe po rrëmben kompetenca të pushteteve të tjera. Dashnorët e paarsyeshëm deri dje të reformës në drejtësi, papritur zbuluan rrezikun se vendi po rrëshket drejt juntës së prokurorëve e gjyqtarëve specialë. Dorëzimi i Belinda Ballukut u barabit me lëkundjen e themeleve të vetë shtetit shqiptar.

Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Në fakt, lëkundja e vetme që mund të justifikojë alarmin propagandistik ndaj Republikës së Prokurorëve është stopimi i një prej ingranazheve kryesorë të makinerisë së korrupsionit që mban në këmbë organizatën e Rilindjes. Propagandistët, që dinë të bëjnë biznes vetëm në tregun e kapitalizmit rilindas, më shumë se grushtin e shtetit kanë merakun e çorbës së pushtetit. Drejtësia e re mund të godasë kundërshtarët politikë, mund të godasë edhe brenda vathës së Rilindjes, por nuk mund të prekë vetë sistemin që buron prej korrupsionit dhe ushqen të korruptuarit. Sulmi ndaj prokurorit apo gjyqtarit të dosjes Balluku, është një aksion i koordinuar për të shenjuar, qoftë edhe me kërcënime, se deri ku e ka kufirin drejtësia e pavarur.

Nëse deri dje organizata e krimbur e Rilindjes fshihej pas tezës se sistemi është i drejtë, por ka individë që prishen rrugës, ose siç thoshte kryeministri nuk i rezistojnë dot tundimit për të vjedhur, dosja Balluku dëshmon qartë se Edi Rama qëndron në pushtet vetëm falë këtij sistemi që prodhon korrupsion e të korruptuar. Pra nuk vjedhin disa individë të dobët që abuzojnë me votën e socialistëve, por vidhet Shqipëria për të vjedhur vota dhe vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë. Ky është sistemi me të cilin mbijeton organizata e Rilindjes dhe frika se ai mund të preket shkaktoi alarmin për puç kushtetues e republikë prokurorësh dhe detyroi Ramën të mos e dorëzojë zëvendësen e tij.

Pezullimi i Ballukut/ Pse Rama këtë herë e ka shumë të vështirë në kushtetuese

Përralla e Rilindjes për reformën në drejtësi apo drejtësinë e pavarur, zgjati deri ditën kur ajo trokiti në paradhomën e Edi Ramës. Dhe tamam si në përralla, trokitja befas i transformoi reformatorët në konservatorë të rendit kushtetues. Mjaftoi vetëm një hetim për procedurat e tenderimeve, që si kupola ashtu dhe ushtarët e Rilindjes të zhbëjnë me duart e tyre atë që e trumpetonin si suksesin më të madh të Shqipërisë socialiste, reformën në drejtësi. Tashmë është e qartë për të gjithë se nëse ka një rekord që do të mbetet në historinë e shtetit shqiptar që prej themelimit të tij, ai nuk është drejtësia e pavarur, por këneta e krimit dhe korrupsionit që mban vendin varur prej 12 vjetësh. ©lapsi.al

Të këshilluara

Problemi nuk është SPAK-u por korrupsioni

Po të dëgjosh ekosistemin tonë mediatiko-politik sa herë SPAK-u fillon ndonjë arrestim apo hetim të ndonjë politikani të lartë të krijohet përshtypja se problem...

18:16

Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së ...

19:49

Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër

Rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe fëmijët, të cilave u është refuzuar azili në Mbretërinë e Bashkuar, do të përfshihen në një proces të dëbimit nga ky...

16:39

Edhe një rrëfim i përbashkët i dy shteteve

Për një çerekshekull në Serbi qe normalizuar shpjegimi se në BE mund të hyhet me Rusinë e në Shqipëri se kjo mund të bëhet me paratë e drogës. Sanksionet amerik...

16:13

"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të ...

14:46

Figura që rriten në mungesë

Dy janë momentet kur kuptohet nëse figura e një politikani do rritet apo do rrudhet në histori. Momenti i parë është kur ai largohet nga skena politike, ndërsa ...

16:53

Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga ar...

16:53

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI