Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Pyetja që përndjek tentativat për paqe: Çfarë mund të pranojë Putini?

Lapsi.al 26 November 2025
Pyetja që përndjek tentativat për paqe: Çfarë mund

Udhëheqësit ukrainas dhe europianë morën frymë lehtë pasi u përpoqën me urgjencë të zbutnin planin e papritur të paqes të Presidentit Trump, i cili shihej si tepër i favorshëm për Kremlinin. Por pas gjithë kësaj lëvizjeje diplomatike qëndron një e vërtetë e pakëndshme, gjithçka do të varet nga ajo që Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të pranojë.

Putin ka lënë të kuptohet se është i përgatitur ta vazhdojë luftën, pavarësisht humbjeve të mëdha në front dhe kostos së lartë ekonomike në vend, me synimin për ta detyruar Ukrainën të pranojë kushte që e nënshtrojnë vendin ndaj Rusisë.

Realitetet në terren i japin pak arsye të zbusë pretendimet. Ukraina po humbet territor me ritëm të shpejtë, po përballet me skandale të brendshme korrupsioni, po i mbarojnë paratë dhe ushtarët, ndërkohë që durimi i Shteteve të Bashkuara po venitet. Për Putinin, durimi dhe pritja e një kolapsi më të gjerë ukrainas mund t’i sjellë lëshime edhe më të mëdha.

Siç thotë Tatiana Stanovaya nga Carnegie Eurasia Center, thelbi i luftës së Putinit është dobësimi i Ukrainës. Ai beson se duke bombarduar infrastrukturën dhe duke avancuar ngadalë në terren, do ta marrë atë që kërkon, nëse jo sot, pas gjashtë muajsh, ose pas një viti.

Putin mund të mos jetë strateg i pagabueshëm, siç tregoi nënvlerësimi fillestar i rezistencës ukrainase, por e kupton shumë mirë se aktualisht ka avantazhin. Sipas Stanovaya-s, ai është i bindur se Ukraina po thellohet në krizë dhe se një moment dobësie do të vijë, që për atë mjafton.

Presidenti rus kërkon garanci të forta ligjore që Ukraina të mos hyjë në NATO, që aleanca të mos zgjerohet më në lindje, që fuqia ushtarake e Kievit të kufizohet dhe që gjuha ruse dhe Kisha Ortodokse Ruse në Ukrainë të kenë mbrojtje të posaçme. Bisedimet këtë verë në Alaska u përqendruan te kërkesa e Putinit për të marrë të gjithë rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, përfshirë zonat që ende kontrollohen nga Ukraina.

Zyrtarët europianë shprehën shqetësim për disa pika të planit që kufizonin NATO-n dhe i jepnin Moskës ndikim mbi arkitekturën e sigurisë europiane, duke i bindur amerikanët të ndanin disa nga këto çështje në një tryezë tjetër. Ukraina kërkon që negociatat territoriale të nisin nga vija aktuale e frontit dhe ka kundërshtuar kufizimet mbi ushtrinë e saj.

Moska i ka hedhur poshtë propozimet europiane që qarkulluan ditët e fundit, duke sinjalizuar se çdo plan që devijon nga marrëveshjet bazë të arritura mes SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë është i papranueshëm. Madje ka sinjale se edhe vetë Putini nuk do ta pranonte plotësisht planin 28-pikësh që shkaktoi zemërim javën e kaluar.

Putin e ka cilësuar planin si një bazë diskutimi, por që kërkon negociata të thelluara, ndërsa këshilltari i tij i lartë Yuri Ushakov tha se shumë pika janë të pranueshme, por jo të gjitha. Kufizimet e propozuara për ushtrinë ukrainase, për shembull, ishin më të buta se ato të diskutimeve të dështuara të vitit 2022. Plani amerikan nuk vendoste kufij mbi pajisjet ushtarake të Ukrainës dhe kërkonte përdorimin e fondeve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, gjëra që mund të jenë pika bllokuese për Kremlinin.

Trump njoftoi se i dërguari i tij, Steve Witkoff, do të kthehet në Moskë javën e ardhshme për të vijuar diskutimet, ndërsa sekretari (ministri) i Ushtrisë, Daniel Driscoll, do të takohet me ukrainasit.

Edhe pse Putini ka thënë se është i gatshëm ta vazhdojë luftën, ai po kërkon gjithashtu të thellojë marrëdhëniet me Trump-in, të cilat mund t’i sjellin lehtësime sanksionesh, bashkëpunim ekonomik dhe përfitime të gjera gjeopolitike. Por analistët thonë se ai nuk do të heqë dorë nga objektivat kryesore të luftës për këto përfitime.

Rusia po përballet gjithashtu me sulme ukrainase ndaj rafinerive dhe objekteve ushtarake, sulme që Trump kërcënoi t’i mbështeste me raketat Tomahawk përpara se të tërhiqej. Në Moskë mund të shpresojnë se nëse kjo fazë e diplomacisë dështon, Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin krejtësisht ndihmën për Ukrainën, duke përshpejtuar kështu një kolaps të mundshëm të Kievit.

Siç thotë Max Bergmann nga CSIS, Putini ende i do të gjitha, por mbi të gjitha do Ukrainën në orbitën e tij dhe, nëse nuk e merr dot, kërkon të sigurojë që askush tjetër të mos e ketë. Ai thekson se shpërthime të ngjashme diplomacie janë shuar edhe më parë, duke e krahasuar këtë proces me një karusel që gjeneron vrull momental, por përfundon në të njëjtin vend: lufta vazhdon.

NY Times, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI