Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Pezullimi i Ballukut/ Pse Rama këtë herë e ka shumë të vështirë në kushtetuese

Lapsi.al 26 November 2025
Pezullimi i Ballukut/ Pse Rama këtë herë e ka shumë të

Më në fund, tani kur u zbardh ankimimi i Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese, për të penguar SPAK-un dhe GJKKO që të pezullojnë nga detyra Belinda Ballukun, janë zbuluar më mirë edhe argumentat mbi të cilat kryeministria tenton të mbrohet nga ai që propagandistët e saj e konsideruan si "grusht shteti".

Po të heqësh mënjëanë ndonjë pretendim qesharak, si përshembull atë se me pezullimin e Ballukut ndërpriten mbi 800 projekte me Brukselin dhe për pasojë rruga e integrimit evropian, ankimimi i Edi Ramës mbështetet në tre shtylla kryesore. Veprimet e prokurorëve dhe gjykatësve që shefi i qeverisë i konsideroi politikisht si "akte brutale", juridikisht sipas tij, së pari cënojnë kompetencën e kryeministrit për të emëruar anëtarët e qeverisë, së dyti parimin e ndarjes së pushteteve dhe së treti godasin garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Pyetja që shtrohet është, ndonëse në gjykimet e saj Kushtetuesja nuk ka treguar intergritet për ti'u kundërvënë dëshirave të kryeministrit, a ka mundësi që në këtë rast, kjo gjykatë, ta kënaqë atë?

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

Misioni i gjyqtarëve kushtetues këtë herë duket se do të jetë i pamundur dhe kjo së paku për dy arsye kryesore. E para se kur u desh të gjykonin dy vjet më parë, një rast të ngjashëm, atë të konfiktit të kompetencave mes kuvendit dhe pushtetit të drejtësisë, në rastin e kufizimit të lirisë së Berishës dhe arrestimit të tij, ajo i dha të drejtë SPAK-ut dhe GJKKO-së. Atëherë, me një rezultat spektakolar 8 me 1 gjykata vendosi se masa e sigurimit ndaj deputetit Sali Berisha, “nuk përbënin konflikt kompetencash mes Kuvendit dhe Gjykatës së Posaçme”. Ka dhe një ngjashmëri tjetër. Sikur mos mjaftohej me kaq Kushtetuesja vendosi mosmarrjen në shqyrtim të themelit të çështjes me argumentin se ankimi, për këto çështje, duhet të jetë individual, pra duke ndjekur personalisht tre shkallët normale të gjyqësorit.

Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese

Por edhe nëse e kapërcen këtë hendek të thellë dhe vendos të veprojë me dy standarte, Kushtetuesja do e ketë tejet të vështirë ti japë të drejtë Ramës dhe ta "shkrijë" Belinda Ballukun. Dhe kjo për disa arsye.

Së pari, meqë jemi tek pika e konfliktit të kompetencave, sepse SPAK dhe GJKKO nuk i kanë marrë asnjë të tillë shefit të qeverisë. Në asnjë vend në legjislacion nuk thuhet se kryeministri ka të drejtën të pezullojë. Ai ose emëron ose shkarkon një ministër, në bashkëveprim me parlamentin dhe presidentin. Drejtësia nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ajo thjeshtë e ka pezulluar Ballukun gjë që ia lejon ligji për çdo funksionar publik që përbën rezikshmëri.

Së dyti, po në këtë aspekt, në ankimimin e kryeministrisë pretendohet se është cënuar parimi i ndarjes së pushteteve. Por theksimi i këtij parimi është gjysmak nëse togfjalëshit "ndarje e pushteteve", nuk i shtohet edhe ai i kontrollit që ato i bëjnë njëri tjetrit.  Një sistem demokratik nuk mund të ekzistojë pa "Checks and balances" që do të thotë se tre pushtetet (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) kontrollojnë dhe kufizojnë njëri-tjetrin, në mënyrë që askush të mos ketë pushtet të pakufizuar.

Pra, në këtë rast, nëse Belinda Balluku dyshohet si hajne është drejtësia ajo që ka për detyrë ta ndalojë atë duke bërë pikërisht punën e saj pa cënuar hyrjen në territorin e një pushteti tjetër, atij ekzekutiv që pretendohet.

Andi Bushati: Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Së treti, ankimimi i firmosur nga Edi Rama pretendon se gjykata nuk mund ta pezullojë Belinda Ballukun, pasi ajo gëzon imunitet si e zgjedhur me votë popullore, madje se ajo s'mund të pezullohet as nga pozicioni i ministres sepse si anëtare kabineti ka të drejta të njëjta me ato te deputetit.

Por, fillimisht duhet thënë se zv/kryeministres nuk i është ndaluar të jetë edhe deputete, gjë për të cilën ajo përfiton nga imuniteti i të qenit e zgjedhur. Sa për pikën tjetër, atë që ajo ka imunitet si ministre, kjo nuk parashikon edhe masën e pezullimit. Si ministre ajo do kishte imunitet për të mos u arrestuar, për të mos iu kontolluar banesa, por jo për sa i përkët ushtrimit apo ndalimit të kryerjes së një funksioni publik.

Rama nis fushatën për të mbrojtur Ballukun, nxjerr fjalimin e një prokurori amerikan

Pikërisht për këto arsye, fillimisht për shkak të ruajtjes së një standarti që e ka vendosur vetë si dhe për shkak se cënimi i imunitetit, i ndarjes së pushteteve dhe i ndërhyrjes në kompetancat e një pushteti tjetër nuk janë të dukshme, Gjykata Kushtetuese do e ketë gati të pamundur ti japër të drejtë Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pa baltosur krejtësisht imazhin e vet. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI