Flash

Goditet Ndragheta/ 28 masa arrest në burg, mes tyre 5 shqiptarë

Lapsi.al 26 November 2025
Goditet Ndragheta/ 28 masa arrest në burg, mes tyre 5 shqiptarë

Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë një operacioni të madh kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale. Në kuadër të këtij operacioni, në pranga ranë gjithsej 28 persona. Prej tyre, 25 u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani.

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe të tjera shqiptare. Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.

Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave është edhe një burrë kinez i cili, siç shpjegoi prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si ndërrues parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si ‘Fei Ch’ien’, fjalë për fjalë ‘para fluturuese'”

Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI