Flash

Berisha: Moti dhe korrupsioni, efekte shkatërrimtare mbi pronat e mijëra qytetarëve

Lapsi.al 26 November 2025
Berisha: Moti dhe korrupsioni, efekte shkatërrimtare mbi pronat e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me përmbytjet e fundit dhe shembjen e rrugëve në vend, duke akuzuar për vjedhje të paimagjinueshme në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Në një konferencë për mediat, Berisha përmend Rrugën e Kombit, autostradën Levan-Tepelenë dhe disa autostrada të tjera, si dhe ndërhyrjet në rrugën Kardhiq-Delvinë, ku sipas tij edhe pse këto akse u ndërtuan me kosto shumë herë më të lartë se parashikimi, ato u shembën pas pak kohësh.

“Moti dhe korrupsioni në sinergji, në bashkëveprim, kanë pasur këtë javë efekte shkatërrimtare mbi pronat e qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.

Dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën, të cilat mediat i kanë paraqitur gjerësisht, por janë mijëra kokë bagëti, janë qindra hektarë sera, janë infrastrukturë e vogël e fshatrave, të rrënuara si asnjëherë në mote më parë.

Këto mote, këto shira të mëdha, dëshmuan infrastrukturën fiktive në këtë vend, ose ineksistente, kundër përmbytjeve.

Investimet janë në të katër anët e vendit në sistemin e kanalizimeve, por kanalet janë të mbyllura, janë të mbushura, dhe ato nuk ka kush t’i hapë sepse paratë për mirëmbajtjen e tyre vetëm vidhen.

U bënë virale në Shqipëri dhe në mbarë botën pamjet e rrugës së sapoinauguruar Qukës- Qafë Pllocë, pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, pamjet e Rrugës së Arbrit, pamjet e rrugës Korçë-Ersekë, të gjitha të inauguruara vitin e kaluar ose gjatë këtij viti.

Pra, pas një periudhe shumë të shkurtër inaugurimi, u shembën njëra pas tjetrës.

Ndërkohë skarpatet shumë herë më problematike, më të larta se këto që u shembën, të ngritura 15 vite më parë në Rrugën e Kombit, në autostradën Levan-Tepelenë, në autostradën Tepelenë-Gjirokastër, dhe në autostrada të tjera të ndërtuara 13-15 vite më parë, skarpatat nuk kanë lëvizur, ndonëse ato rrugë janë ndërtuar me një çmim nga 6 deri në 10 herë më të lirë se sa këto që shemben.

Një vjedhje e tmerrshme, e paimagjinueshme, sepse ndonëse është shpenzuar 6-fishi, 8-fishi, 10-fishi sipas rrugës në ndërtimin e një kilometri, skarpatat janë lënë që të rrëshqasin, asnjë lloj përforcimi i këtyre skarpateve.

Skarpateve janë pjesë thelbësore, për të mos thënë se herë-herë edhe më të rëndësishme se traseja.

Unë u rikujtoj ju këtu se përforcimi i skarpateve të rrugës Tepelenë-Gjirokastër ka marrë dy vite, e cila gjeologjikisht konsiderohet pjesë më e shkrifët, më e rrëshqitshme.

Por ato nuk kanë lëvizur sepse paratë e taksapaguesve nuk janë vjedhur.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Ndërron jetë Shpat Kasapi

Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka ...

09:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI