Flash

"Ukraina", Lavrov: Gjermaninë dhe Francën nuk i pranojmë si ndërmjetëse, Turqinë po

Lapsi.al 25 November 2025
"Ukraina", Lavrov: Gjermaninë dhe Francën nuk i

Rusia “vlerëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara, pasi është i vetmi vend udhëheqës perëndimor që ka marrë nismën për të kërkuar një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp me homologun e tij bjellorus.

Megjithatë, shefi i diplomacisë së Moskës nuk ka të njëjtin qëndrim për disa vende të BE-së.

Ai theksoi se ndërsa Franca dhe Gjermania, të cilat janë fort të rreshtuara me Kievin, nuk do të pranohen kurrë nga Rusia si ndërmjetës, përkundrazi Bjellorusia dhe Turqia do të ishin të mirëpritura.

Lavrov nuk komentoi mbi takimin mes përfaqësuesve të Moskës dhe Uashingtonit, për të cilin disa media raportuan se mund të zhvillohet në Abu Dhabi.

“Ne preferojmë të angazhohemi në diplomaci sesa të lëvizim gjuhën në përpjekje për të dobësuar nismat e paqes,” deklaroi ai.

Ky zhvillikm vjen ndërsa Financial Times raporton se sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, mbërriti të hënën në Abu Dhabi për të zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një delegacion rus, me synimin arritjen e një marrëveshjeje paqeje për të përfunduar luftën në vazhdim.

Sipas raportit, që citon një zyrtar amerikan dhe dy persona të njohur me takimin, Driscoll dhe delegacioni rus filluan diskutimet të hënën në mbrëmje, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë të martën. Driscoll pritet të takohet me Kyrylo Budanov, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR).

Takimet në Abu Dhabi vijnë pas progresit të arritur gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI