Flash

Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Lapsi.al 25 November 2025
Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së Tiranës, po përcillet me tone alarmiste nga mbështetësit e qeverisë, që po nxitojnë ta përshkruajnë atë si një “grusht shteti”. Në themel të argumenteve të tyre qëndron prishja e balancës mes pushteteve dhe frika e precedentit se një prokuror apo një gjykatës, mund të vendosin për të shkarkuar apo emëruar ministra. Si mundet drejtësia të ndërhyjë në mandatet e atyre që gjenden aty falë votës popullore? Çfarë gjëme mund të ndodhë, nëse papritmas, shefi i qeverisë sëmuret dhe ai nuk ka ku ta delegojë detyrën, pasi zëvendësen ia kanë "ngrirë"? Kush mund ta përfaqësojë kryeministrin jashtë shtetit në udhëtimet që ai nuk mund të shkojë-, bëjnë sikur shqetësohen ata.

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

Pra, ky paralizim i supozuar i punës së ekzekutivit, nga bashkëpunimi mes SPAK dhe GJKKO-së, barabitet në këndvështrimin e tyre me një puç.

Në fakt, situata është larg së qeni kaq rrënqethëse dhe e rrezikshme. Një grusht shteti, konsiderohet i tillë, kur “viktimat” e tij, nuk kanë mundësinë për apelim. Në këtë rast, edhe Rama, që qahet se i kanë hyrë në kompetenca edhe Balluku që prtetendon se askush nuk ka të drejtë ta pezullojë, i kanë të hapura mundësitë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ashtu sikurse kanë bërë. Pra, puç ndaj të cilit mund të ankohesh nuk ka se si të ketë.

Po le të shkojmë më tej. Koncepti i rrëmbimit me dhunë të kompetencave të një pushteti tjetër, mer kuptim llogjik kur ky i fundit vihet me shpatulla për muri dhe mbetet pa zgjidhje. Situata imagjinare që kryeministrit i bie, largqoftë një atak, dhe kompetencat e tij mbeten pa zot, mund të përbënte teorikisht një kazus ilustrues. Por edhe në këtë rast, Edi Rama, nuk është pa zgjidhje, madje ka disa të tilla. Së pari, në një vend normal, që porsa u mor e pandehur, pa pritur që ta ç'mobilizonin, Balluku me dinjitet mund të kish dhënë dorëheqje. Ajo zëvendësohej dhe askush nuk kishte pse shqetësohej për krizë. Së dyti, vetë kryeministri, që në 12 vjet ka treguar se vetëm ai është i pazëvendësueshëm, mund ta shkarkonte dhe të caktonte një pasardhëse. Së treti, Edi Rama dhe PS i kanë votat e mjaftueshme për të ndryshuar organigamën e Këshillit të Ministrave dhe nëse duan ta mbajnë me çdo kusht Belën, qoftë dhe të ngrirë, mund të caktonin edhe një, dy, apo tre zv/kryeministra përkrah asaj.

Përse mungon standarti i dorëheqjes në politikën shqiptare?

Për të gjitha këto arsye, një ngërç për të cilin gjenden pafundësisht zgjidhje, nuk mund të shitet si një puç institucional. Duke pezulluar ministren e infrastrukturës dhe zvendësen e kryeministrit, drejtësia as e ka imagjinuar e aq më pak ta ketë realizuar, paralizimin e pushtetit ekzekutiv.

Po, atëherë, kur nuk ka patericë që ta mbajë në këmbë, pse u ngrit kjo tymnaja e grushtit të shtetit? Arsyeja është e thjeshtë, shumë më pak juridike sesa politike, shumë më pak institucionale sesa propagandistike.

Ajo lidhet hapur me interesat e Edi Ramës. Rasti Balluku është shumë më i veçantë se paraardhësit, kur drejtësia ka shënjestruar brenda vathës së kryeministrit. Një forcë e padukshme duket sikur e ka trimëruar SPAK-un, të godasë në zëmër të pushtetit, pa marrë paraprakisht lejen e shefit. Të njëjtët faktorë po gërmojnë në thelbin e vendimarrjes së tij, në ca tendera ku ai nuk mund të përdorë më alibinë se janë bërë pas shpinës së vet. Prokurorët sepecialë, për herë të parë, po godasin një anëtar qeverie në detyrë, madje numrin dy të saj.

Të gjitha këto “risi”, e kanë detyruar kryeministrin që të përgënjeshtrojë ato që ka deklamuar përgjatë një dekade. Ai dikur përbetohej se Partia Socialiste dhe qeveria nuk do bëhen mburojë e njerëzve në hetim, tani po sillet ndryshe. Ai dikur predikonte se ata s’duhet të kërkojnë mbështetje politike, por avokat, tani e ka veshur vetë këtë togë. Ai dikur thoshte se gjithmonë do të ketë të babzitur që do hanë kumblla dhe dardha pa djeninë e tij, tani se përdor dot më këtë alibi.

Dosja e tunelit/ Balluku sillet si e pandehur edhe në kuvend

Nuk dihet nëse - ashtu siç pëshpëritet pa fakte, Rama mund të ketë ndryshuar qëndrim prej shantazheve të Ballukut. Po aq e pa sigurtë është edhe pandehma se ai ka vendosur ta mbrojë atë, pasi frikësohet se loja mund ti dalë nga kontrolli dhe se laku po mblidhet rreth tij.

Këto hipoteza, sado që ngjajnë logjike, mund të jenë edhe shumë larg të vërtetës. Por ato sëbashku përmblidhen në një emërues. Rasti Balluku është i ndryshëm nga të gjithë ato të shokëve të shitur rrugës dhe këtë e vërteton fakti se, këtë radhë, Edi Rama, po sillet 100% ndryshe nga të gjithë herët e tjera.

Për të fshehur sadopak një legenosje ulëritëse në sy të publikut atij i duhej tymnaja që ngritën borizanët e alarmit të grushtit të shtetit. Ajo përbënte zhurmuesin e vetëm të mundshëm për të mos folur për një të vërtetë bazike: mbajtjen në detyrë të një të dyshuare si hajdute recidiviste që, duke ndejtur në karrige, mund të përsërisë të njëjtat skenare që u zbuluan nga celulari i Elvis Berberit.

Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese

E pra, kaq i thjeshtë është roli i atyre që vunë kujën për rrezikun e një puçi. Paradoksalisht, ata që dukej sikur po përpiqeshin të na mbronin, janë promovuesit kryesorë që ai të ndodhë. Sepse grusht shteti nuk është ai ndaj të cilit gëzon të drejtën të ankohesh, të apelosh apo ke mundësinë të gjesh zgjidhje. Grusht shteti është të qëndrosh në detyrë edhe pasi je kapur me dorën në thes, duke pretenduar ta vijosh këtë ves pa pyetur për normat e shtetit ligjor.

Akoma dhe më e vërtetë bëhet kjo në mjedisin shqiptar, ku sistemi nuk vuan nga paralizimi qeverisë prej pushteteve të tjera, por nga hiperfuqia e saj për të bërë ç’të dojë, pa dhënë llogari askund. Prandaj alarmi i propogandistëve të rilondas, përveçse fallc, është edhe pervers, pasi ai mëton të ruajë të pacënuara pozitat dhe liritë e atyre që janë vërtetuar se kanë dorë. 

©Lapsi.al       

Të këshilluara

Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër

Rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe fëmijët, të cilave u është refuzuar azili në Mbretërinë e Bashkuar, do të përfshihen në një proces të dëbimit nga ky...

16:39

Edhe një rrëfim i përbashkët i dy shteteve

Për një çerekshekull në Serbi qe normalizuar shpjegimi se në BE mund të hyhet me Rusinë e në Shqipëri se kjo mund të bëhet me paratë e drogës. Sanksionet amerik...

16:13

"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të ...

14:46

Figura që rriten në mungesë

Dy janë momentet kur kuptohet nëse figura e një politikani do rritet apo do rrudhet në histori. Momenti i parë është kur ai largohet nga skena politike, ndërsa ...

16:53

Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj

Edi Rama ka nxituar të interpretojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin në detyrë të Erion Veliajt, jo si një akt që mbron të zgjedhurit lokalë nga ar...

16:53

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë 

Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë ...

17:04

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI