Flash

Itali/3 marokenë rrethojnë makinën e çiftit, përdhunojnë të renë në sy të të dashurit

Lapsi.al 25 November 2025
Itali/3 marokenë rrethojnë makinën e çiftit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e re u sulmua dhe u përdhunua para të dashurit të saj në një park në periferi të Romës. Siç raportohet, çifti italian, 18 dhe 24 vjeç, kishin ndalur makinën në parkun Tor Tre Teste në zonën lindore të kryeqytetit dhe ishin në momente intime, kur u rrethuan papritur nga një grup sulmuesish.

Autorët thyen xhamin e makinës për të marrë celularin e 18-vjeçares që ndodhej brenda mjetit dhe më pas i nxorën me forcë të dy të rinjtë jashtë. Dy prej tyre e mbajtën të palëvizur 24-vjeçarin, ndërsa i treti përdhunoi të dashurën e tij para syve të tij. I riu thërriste për ndihmë dhe u lutej të ndalonin, por nuk mundi të çlirohej.

Pas sulmit, autorët ikën dhe çifti, në gjendje shoku dhe konfuzioni, thirri menjëherë policinë. Menjëherë më pas, tre marokenë u arrestuan, dy u kapën nga njësia “Flying Squad” e Romës pak ditë pas ngjarjes, ndërsa i treti u arrestua në Verona. Lajmi për arrestimet u bë publik sot.

Sipas La Stampa-s, të tre u njohën nga viktimat, njëri prej tyre u identifikua nga 18-vjeçarja si përdhunuesi i drejtpërdrejtë dhe tashmë janë në burg hetimor. Megjithatë, testet e ADN-së nuk përputhen me personin që viktima e tregoi si përdhunuesin kryesor. Gjurmë ADN-je të tre të arrestuarve u gjetën në makinë, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në sulmin e rëndë, raporton Corriere della Sera.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI