Flash

Braçe: Problematikat e fermerëve dhe blegtorëve u dëgjuan në “Samitin e Cërrikut”

Lapsi.al 25 November 2025
Braçe: Problematikat e fermerëve dhe blegtorëve u dëgjuan

Në Komisionin e Ekonomisë sot u zhvillua një seancë dëgjimore për buxhetin me shoqatat e bizneseve, të cilat prezantuan edhe kërkesat e tyre.

Por deputeti i PS, Erion Braçe tha se këto kërkesa janë dëgjuar shumë herë, ndërsa kritikoi ministrin e Bujqësisë, që sipas tij duhet të kishte reflektuar.

Braçe: Të njëjtat propozime kam shumë vite që i dëgjoj, i keni dëgjuar  edhe ju në “Samitin e Cërrikut”. Problemi është që koha ikën, koha për ta është një lopë që kalon moshën, nuk prodhon më aq sa prodhonte në fillim, një lopë që sëmuret dhe bie nga prodhimi. Një fermë që digjet, një fermë që përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri zotëria apo që ka bërë kohë pas kohë si grup prodhuesish blegtorale nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që ne kemi sot pa shtuar asnjë lekë kosto mbi buxhetin e shtetit. Kjo historia që ministritë thonë do ta bëjmë ‘kështu siç themi ne’ dhe ju jeni të detyruar ‘të bëni këtë që themi ne’ ka sjellë në këtë gjendje. Unë do bëj një takim të dytë apo të tretë me ministrin e Bujqësisë, por ministri ishte në Cërrik dhe i dëgjoi para 5-6 muajsh. Ka dy muaj në detyrë dhe mund të reflektonte ndonjë gjë me këtë ligjin që ne na erdhi përpara, por ministri tha se “jam i kënaqur me skemën e kompensimit të fermerëve”. Ministri i Financave që ishte edhe ministër i Financave në Samitin e Cërrikut, i ka dëgjuar këto problematike. Tani të bësh gjënë më të thjeshtë edhe vlen, gjeja më e thjeshtë ajo ishte “dil nga Samiti i Cërrikut dhe nxirr policinë në rrugë”, por kjo nuk është gjëja që zgjidh problematikën që kanë në prodhim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI