Flash

Prapaskenat/ Zelensky e mësoi në telefon planin e paqes dhe keqkuptimi me amerikanët

Lapsi.al 24 November 2025
Prapaskenat/ Zelensky e mësoi në telefon planin e paqes dhe keqkuptimi

Më 16 nëntor, dy ditë para se faqja e internetit “Axios” të zbulonte "Planin 28-pikësh" për paqen në Ukrainë, këshilltarët e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ia lexuan atë rresht pas rreshti Zelensky-t në telefon.

Më herët, Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se Rustem Umerov, këshilltari i sigurisë kombëtare të Zelensky, ishte informuar për planin dhe kishte dhënë miratimin e tij. Umerov mohoi të kishte dhënë dritën jeshile.

Axios kishte raportuar se përmbajtja e planit i ishte komunikuar Umerovit "si skicë", por një takim midis Witkoff dhe Zelensky, i planifikuar për 19 nëntor në Turqi për ta diskutuar atë në hollësi, u anulua sepse presidenti ukrainas nuk e kishte marrë seriozisht propozimin. 

Axios ka zbuluar tani detaje të reja nga telefonata e amerikanëve me Zelensky më 16 nëntor. Sipas saj, aty lindi një keqkuptim midis ukrainasve dhe amerikanëve. Zelensky mendoi se telefonata ishte thjesht një shkëmbim idesh, ndërsa amerikanët e konsideruan atë një propozim formal.

Në këtë pikë, pas anulimit të takimit të 19 nëntorit, amerikanët dërguan Dan Driscoll, Sekretarin e Ushtrisë, më 20 nëntor për t'ia dorëzuar personalisht draftin Zelensky, i cili e pranoi atë si bazë për negociata sepse nuk kishte zgjidhje tjetër.

E gjitha filloi kur Witkoff dhe Kushner po fluturonin për t'u kthyer në Miami nga Lindja e Mesme më 22 tetor dhe filluan të diskutonin për Ukrainën. Po atë ditë, Trump vendosi sanksione nafte kundër Rusisë për herë të parë që nga marrja e detyrës.

Më 25 dhe 26 tetor, Witkoff dhe Kushner u takuan për disa orë në Miami me Kirill Dmitriev, të dërguarin e Putinit. I dërguari, i cili është gjithashtu drejtor ekzekutiv i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, i tha Axios më 17 nëntor se ai dhe amerikanët kishin punuar për të shkruar atë që Trump dhe Putin kishin diskutuar në Alaska.

Por ishte një zyrtar amerikan që foli me Axios më 18 nëntor rreth 28 pikave dhe temave të gjera që ato mbulojnë për paqen në Ukrainë, garancitë e sigurisë, sigurisë së Evropës dhe marrëdhëniet e ardhshme të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën.

Edhe pse Departamenti i Shtetit fillimisht u tha evropianëve të shqetësuar se ky nuk ishte plani i Trump, Axios shkruan se Trump, zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio ishin në dijeni të tij. Presidenti amerikan më pas kërkoi që Ukraina ta nënshkruante atë deri në Ditën e Falënderimeve.

Ishte ideja e Vance që të përfshihej Dan Driscoll, Sekretar i Ushtrisë dhe ish-shoku i tij i klasës në degën e drejtësisë në Yale, për t'ua dorëzuar planin e paqes ukrainasve. Driscoll kishte planifikuar tashmë një vizitë me një delegacion të madh ushtarak për të diskutuar strategjinë dhe teknologjinë e mbrojtjes, por udhëtimi u shty për më vonë.

Disa persona në administratën Trump, përfshirë Rubion, besonin se gjithçka po lëvizte shumë shpejt. Udhëtimi i Driscoll kishte pamjen e "bisedimeve të vërteta të paqes" me zyrtarët ukrainas. Ndërsa kushdo që lexon "Artin e Marrëveshjes" të Trump e di se filozofia e tij është se duke krijuar kaos, dalin zgjidhje, situata po bëhej shumë konfuze, kështu që presidenti dërgoi Rubion, Witkoff, Kushner dhe Driscoll në Gjenevë.

Sapo mbërriti në Gjenevë, Rubio u tha ukrainasve se nuk do të takohej me ta derisa të njoftonin se ky nuk ishte vetëm një plan rus dhe se ukrainasit kishin kontribuar në të, sipas Axios. Amerikanët u mërzitën nga ajo që e perceptuan si informacion negativ që Kievi i kishte dhënë shtypit amerikan. Ukrainasit ranë dakord të bënin deklarata më pozitive.

Në takimin e Gjenevës, plani 28-pikësh u diskutua si një draft, jo si një plan përfundimtar. Amerikanët ishin të hapur për të përfshirë aspekte të kundërpropozimit ukrainas. Megjithatë, prapa skenave, takimi ishte intensiv, megjithëse Rubio e quajti atë "më produktivin deri më tani".

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump akuzoi ukrainasit për mungesë mirënjohjeje në mediat sociale. Janë përhapur gjithashtu thashetheme për një takim të mundshëm midis Trump dhe Zelensky këtë javë, ose ndoshta javën tjetër. Duke filluar nga sot dhe për pjesën tjetër të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të jetë në Florida për Ditën e Falënderimeve.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka plane aktuale për një takim pasi ende nuk ka një rezultat të qartë mbi negociatat e paqes. Dy draftet duket se kanë enden një rrugë shumë e gjatë për t’u përputhur, pavarësisht deklaratave pozitive mbi progresin që bëri Presidenti në deklaratën e tij në TRUTH më 24 nëntor. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Izraeli bombardon Bejrutin

Ushtria izraelite goditi të dielën periferinë jugore të Bejrutit (Dahijeh), duke deklaruar se shënjestra ishte Haytham Ali Tabatabai, shefi i shtabit të Hezboll...

15:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI