Flash

Nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë

Lapsi.al 24 November 2025
Nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, në një operacion të koordinuar me policinë kufitare, e cila po vazhdon procedurat ligjore lidhur me rastin.

Sipas autoriteteve doganore, drejtuesi i furgonit kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u paraqitur, por kontrolli i detajuar në vijën e dytë zbuloi sasinë e madhe të eksplozivit, të paketuar në thasë dhe të fshehur në bagazh, ku ishte maskuar me pajisje peshkimi.

Ndaj të dyshuarit është hapur procedurë për kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në kufi.

Të këshilluara

Bien ndjeshëm martesat, rriten divorcet

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e mar...

07:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI