Flash

Forcohet lufta kundër piraterisë online, për krijuesit e rrjeve sociale

Lapsi.al 24 November 2025
Forcohet lufta kundër piraterisë online, për krijuesit e rrjeve

Shqipëria po përgatitet të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në fushën e të drejtave të autorit, si pjesë e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sipas projektligjit të ri, i cili pritet të sjellë përditësime thelbësore, synohet forcimi i mbrojtjes së veprave në internet dhe rritja e përgjegjshmërisë për platformat që shpërndajnë përmbajtje online.

Credins Bank Apple Pay

Për vite me radhë, shkeljet e së drejtës së autorit në Shqipëri kanë ardhur kryesisht nga transmetimet televizive dhe mediat lokale, që shpesh kanë përdorur materiale të pirateruara pa autorizim. Me shtrirjen në internet të mediave dhe portaleve, situata është bërë edhe më sfiduese, për shkak të ngarkimit të videove, muzikës dhe imazheve pa marrë paraprakisht të drejtat përkatëse.

Një tjetër shqetësim i kohëve të fundit lidhet me platformat që funksionojnë mbi baza të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit (UGC), në rrjetet e tyre sociale, të cilat shpesh shmangin përgjegjësinë ligjore duke pretenduar se nuk kontrollojnë materialet që shpërndahen.

Për t’u përballur me këto sfida, projektligji i ri parashikon përafrimin e tre direktivave të rëndësishme të BE-së:

– Direktiva 2014/26/BE për menaxhimin kolektiv të së drejtës së autorit dhe autorizimet ndërkufitare të veprave muzikore online;

– Direktiva 2019/790/BE për të drejtën e autorit në tregun unik digjital;

– Direktiva 2019/789/BE për transmetimet në internet dhe ritransmetimet televizive e radiofonike.

Ndryshimet synojnë të lehtësojnë licencimin ndërkufitar të veprave muzikore, të rregullojnë funksionimin e agjencive të administrimit kolektiv, të vendosin mekanizma të rinj për mbrojtjen e përmbajtjes online dhe të garantojnë shpërblim të drejtë për autorët. Gjithashtu, projektligji pritet të krijojë struktura të reja institucionale për luftën kundër piraterisë në internet.

Një element i rëndësishëm i reformës është edhe riorganizimi i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, e cila aktualisht funksionon në kuadër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Sipas dokumentit shpjegues, struktura aktuale nuk është e mjaftueshme për të zbatuar kërkesat e reja që lidhen me menaxhimin e të drejtave të autorit në epokën digjitale.

Me këto ndryshime, Shqipëria synon të forcojë kuadrin ligjor, të mbrojë krijuesit dhe të sigurojë një treg digjital më të drejtë dhe të rregulluar, në linjë me standardet evropiane./ Monitor

Të këshilluara

Bien ndjeshëm martesat, rriten divorcet

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e mar...

07:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI