Flash

Ovacioni i pabesueshëm i tifozëve kundërshtarë për Pogba: fundi i makthit 799 ditor

Lapsi.al 23 November 2025
Ovacioni i pabesueshëm i tifozëve kundërshtarë për
Monaco u shemb nën goditjet e Rennes në Ligue 1 duke pësuar një figurë të keqe: humbje 4-1 dhe një rënie që nuk jep shenja se frenon në renditje, ku po largohet gjithnjë e më shumë nga pozicionet e para. Një ditë pa ngjyrë dhe një mbrëmje e tmerrshme e ndriçuar vetëm nga një notë pozitive: rikthimi në fushë i Paul Pogba, i shoqëruar nga një ovacion i pabesueshëm nga 30 mijë tifozët e Roazhon Park. Edhe nëse për vetëm 5 minuta lojë, edhe nëse me rezultatin tashmë të vulosur nga një 4-0 i qartë për vendasit. Për ish-lojtarin e Juventusit është fundi zyrtar i një makthi, që zgjaste tashmë prej 799 ditësh.

Pogba i ndalur që nga shtatori 2023: një makth që zgjati 799 ditë

Herën e fundit që Paul Pogba kishte zbritur në fushë për një ndeshje zyrtare ishte 3 shtatori 2023, me rastin e ndeshjes së Juventusit të Max Allegri kundër Empolit në Serie A. Pastaj, errësira. E pafund. Tuneli i akuzave për doping, pezullimi shumë i gjatë, lamtumira e vështirë e e ashpër me bardhezinjtë. Kërkimi për një skuadër të re, kthimi në atdhe, nënshkrimi me Monacon dhe dëmtimet e vazhdueshme që e shtynin pa datë të caktuar rikthimin. Një mallkim që dukej i pafund, gjatë të cilit Pogba vazhdoi të stërvitej, fillimisht vetëm, pastaj me shokët e rinj të skuadrës. Deri më 22 nëntor 2025, kur drita u ndez sërish pas një nate që kishte zgjatur 799 ditë.

Rikthimi i Pogba në zëvendësimin e fundit të Rennes–Monaco

Trajneri Pocognoli nuk e futi titullar sepse e dinte mirë që gjendja fizike ishte minimale. Edhe duke qenë në disavantazh një, dy, tre, katër gola. Monaco po fundoshej, të tjerë po futeshin në fushë, ndërsa Pogba mbeti në stol gati deri në fund. Pastaj në minutën e 85-të, me ndeshjen plotësisht të kompromentuar, ja momenti historik në mënyrën e vet, ai që me siguri vulos ringritjen sportive të Pogba-s: ndërrimi, i fundit, i pesti, në vend të Coulibaly. Që të gjithë e prisnin me ankth, madje edhe tifozët e Rennes që në 30 mijë e duartrokitën dhe e brohoritën. Për një grusht minutash pothuajse anonim, por aq mjaftoi që të kthehej më në fund faqja në mënyrë përfundimtare. Me një shenjë të fundit të mirë: pikërisht me ish-lojtarin e Juves në fushë, Monaco gjeti forca për golin e nderit.

Fjalët dhe emocionet e Pogba: “I prekur nga tifozët, i falënderoj”

Në fund të ndeshjes, vetë Paul Pogba tregoi emocionet e mëdha të rikthimit të tij në fushë: “Ka pasur emocione të përziera… Isha i lumtur, por kishte pak trishtim për rezultatin. Ndihem mirë, kam punuar shumë edhe pse kam ende nevojë për kohë që të jem në formë dhe të luaj 90 minuta. Në fillim ishte e çuditshme të kthehesha të stërvitesha me skuadrën, pastaj sonte më preku pritja e publikut. T’i shihja të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin, nuk e prisja. Një falënderim i madh për tifozët që më kanë mbështetur personalisht.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI