Flash

Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

Lapsi.al 23 November 2025
Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

Të ardhurat totale arritën në rreth 628 miliardë lekë në 10 mujorin e vitit 2025, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 578.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Tetor 2025:

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Tetor 2025, arritën në rreth 628 miliardë lekë, një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 81.5 % të planit vjetor. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 413.7 miliardë lekë, rreth 39 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Tetor 2024 janë mbledhur 34.3 miliardë lekë ose 9% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në vlerën 199.7 miliardë lekë, 9.3 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 99.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025. Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Tetor 2025 janë 131.8 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 2.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë realizuar në shumën 58.3 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 1.7 miliardë lekë, një realizim prej 103.7% kundrejt planit të periudhës. Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në vlerën 7.9 miliardë lekë, 460 milionë lekë ose 6.2% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe realizim prej 97.2% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 214 miliardë lekë, 25 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 472 milionë lekë më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 56.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se periudha Janar- Tetor 2024, dhe me realizim në shumën prej 112 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar- Tetor 2025, janë në shumën 21.1 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 49 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4.1% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim në shumën 287 milionë lekë më shumë se plani periudhës për vitin 2025. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 69.5 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar–Tetor 2025, u realizuan në shumën 38.8 miliardë lekë, 969 milionë lekë ose 2.6% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 510 milionë lekë ose 1.3% më shumë se plani i periudhës. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 149.1 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim prej 100.2% të planit të periudhës.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 578.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5% më i lartë ose rreth 59.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 70.2% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.

Shpenzimet korente rezultuan në rreth 511.3 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.4% më i lartë ose rreth 48.2 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 98.1%

Shpenzimet kapitale rezultuan në rreth 66.4 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 18.7% më i lartë ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 83.3%. Niveli i suficitit rezultoi në rreth 49.2 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 30.7% më i ulët ose rreth 21.8 miliardë lekë më pak./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI