Flash

OKB: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës po dëmtojnë rëndë jetën në ishull

Lapsi.al 22 November 2025
OKB: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës po dëmtojnë

Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet e vendosura ndaj Kubës, pasi ato po ndikojnë rëndë në të gjitha aspektet e jetës në vend, sipas një raportuese të OKB-së.

Alena Douhan, raportuese speciale e OKB-së për masat e njëanshme kufizuese, i cilësoi ato si regjimin më të gjatë të sanksioneve në historinë amerikane.

Ajo theksoi se vetëm Kongresi amerikan mund të shfuqizojë bllokadën tregtare, që daton nga periudha e hershme e Fidel Castro-s.

Qeveria kubane ka insistuar se nuk do të dorëzohet përballë asaj që e quan “politikë ndëshkuese kolektive”. Douhan tha se breza të tërë kubanësh janë rritur nën këto masa, duke formësuar realitetin ekonomik e social të vendit.

Sipas saj, sanksionet janë ashpërsuar që prej vitit 2018 dhe janë intensifikuar ndjeshëm në vitin 2021. Rivendosja e Kubës në listën amerikane të “sponsorëve të terrorizmit” ka ndikuar më tej në kufizimet financiare.

OKB shtoi se vende dhe kompani të tjera shpesh i binden sanksioneve për të shmangur penalizimet sekondare. Kjo, gjithmonë sipas OKB-së, e pengon vendin të planifikojë afatgjatë dhe godet rëndë kohezionin social.

Në Kubë ka mungesa të ushqimeve, ilaçeve, energjisë dhe ujit, ndërsa emigracioni i profesionistëve po rritet. Pasojat kumulative po cenojnë seriozisht të drejtat bazë, përfshirë të drejtën për jetë, ushqim dhe shëndet.

Douhan pritet të paraqesë një raport të plotë për efektet e sanksioneve para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në shtator 2026.

Të këshilluara

Arrestohet ish-presidenti i Brazilit

Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bolsonaro, është arrestuar në vilën e tij në kryeqytetin Brasília. Në një deklaratë të shkurtër, polic...

12:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI