Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Kosova drejt zgjedhjeve/ DW: Presidentja shpërndan parlamentin

Lapsi.al 21 November 2025
Kosova drejt zgjedhjeve/ DW: Presidentja shpërndan parlamentin

Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës u bë pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë të votojnë të enjten (20.11.2025) disa marrëveshje me rëndësi për vendin.

"Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Zdhjedhjet e reja më 28 dhjetor

Data e gjedhjeve u shpall Presidentja e Kosovës pas konsultimeve dhe një konsensusi të përbashkët me partitë politike. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja duhet t'i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, partia më e madhe e deritashme opozitare, Bedri Hamza, pati kërkuar gjatë takimit me presidenten Osmani që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor të këtij viti, pasi argumentoi se vendi "ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione". Hamza tha, se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishte 28 dhjetori, që tashmë u konfirmua nga presidentja.

Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Vendi tani shkon në zgjedhje të reja duke mos arritur këtë vit të miratojë marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, si dhe pa miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm./DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI