Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Zelensky takon zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes për një plan të diskutueshëm paqeje

Lapsi.al 20 November 2025
Zelensky takon zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes për një

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes*, teksa raportohet se Moska dhe Uashingtoni e kanë përpiluar një plan të paqes, që kërkon nga Ukraina të bëjë koncesione të mëdha.

Draft-propozimi i ri amerikan për të ndalur luftën në Ukrainë parasheh që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe armët, sipas raportimeve të disa mediave të datës 19 nëntor.

Propozimi amerikan raportohet se përfshin edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.

Përveç kësaj, parashihet që trupat e huaja të mos kenë prezencë në tokën ukrainase dhe që Kievi nuk do të pranojë më armë me rreze të gjatë veprimi.

Propozimet, të cilat janë parë nga të përditshmet The Financial Times dhe Reuters, duket se janë në linjë me kërkesat e Rusisë, të cilat i ka bërë prej nisjes së luftës.

Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar publikisht ndaj këtyre raportimeve.

Një zyrtar ukrainas, që është në dijeni me propozimet, e ka konfirmuar përmbajtjen, por nuk ka thënë diçka më shumë.

Zelensky, i cili ishte në Ankara për të zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, më 19 nëntor, i ka refuzuar kërkesat paraprake të Moskës që Ukraina të dorëzojë territor apo të dobësojë forcën ushtarake, duke thënë se diçka e tillë e dëmton Ukrainën dhe e bën të cenueshme ndaj një pushtimi tjetër në të ardhmen.

Analistët besojnë se ka pak gjasë që propozimi prej 28 pikave të gjejë mbështetje në Kiev.

“Shpresoj që këto raportime të mos jenë të sakta, sepse është një marrëveshje e keqe për interesat kombëtare ukrainase, evropiane dhe amerikane”, ka thënë Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ambasador amerikan në Rusi në periudhën 2012-14.

“Sinqerisht, jam i tronditur”.

Pas pasi kanë qarkulluar propozimet, Zelensky ka dalë me një postim në Telegram, duke e falënderuar presidentin e Turqisë që ka qenë nikoqir i diskutimeve të fundit.

Ai i ka lavdëruar “hapat vendimtarë dhe udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe çdo propozim të drejtë për përfundim të luftës. Vetëm presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mjaftueshëm fuqi që lufta të marrë fund”.

Propozimet e përballin Zelenskyn me një pozitë të vështirë.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë duke u përpjekur që të zmbrapsin ushtrinë ruse të pajisur më mirë, pavarësisht se forcat e Moskës po përballen me humbje të mëdha.

Rusia është duke luftuar intensivisht në qytetin e Pokrovskut, në kuadër të synimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar gjithë rajonin lindor ukrainas, Donbas.

Ukraina është duke u përballur edhe me sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e energjisë, teksa Rusia tenton të demoralizojë çdo ukrainas.

Raportimet për këto propozime kanë ardhur më pak se 24 orë pasi një raketë ruse i ka goditur dy blloqe ndërtesash në qytetin perëndimor Ternopil, duke vrarë të paktën 26 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI