Flash

Videoja surreale e CR7 kur hyn për darkën me Trump: shikon përreth, nuk ndodh asgjë

Lapsi.al 20 November 2025
Videoja surreale e CR7 kur hyn për darkën me Trump: shikon
Imagjinoni të jeni të rrethuar nga një aureolë verbuese: kudo që shkoni është e pamundur të mos ju vënë re. Dhe imagjinoni gjithashtu që pasi të jeni vënë re, cilido – pa dallim gjinie, moshe, arsimi, bindjesh politike ose fetare – t’ju qëndrojë sipër pa ju lënë të merrni frymë, në kërkim të një selfie, një autografi ose çfarëdo prove tjetër se ju ka takuar. Ky është fati që zakonisht bie mbi portugezin Cristiano Ronaldo dhe shumë pak të tjerëve në planetin Tokë. “Më thoni një person më të famshëm se unë në botë”, kishte thënë disa ditë më parë CR7 dhe është e vështirë mos t’i japësh të drejtë. E megjithatë Ronaldo ka përjetuar para pak orësh një eksperiencë vërtet të veçantë për të: të hyjë në një sallë ngrënieje plot me njerëz dhe të jetë literal­isht i injoruar. Videoja që e tregon nga mbrapa në darkën e shtetit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump është surreale: Cristiano shikon përreth, por nuk ndodh asgjë. Askush nuk e sheh, askush nuk e kërkon. Asgjë.

Cristiano Ronaldo në darkën e organizuar në Shtëpinë e Bardhë

Tejet elegant, bomberi i Al Nassr dhe i kombëtares portugeze ka bërë hyrjen e tij të martën në mbrëmje në “East Room” të Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, për të shkuar të ulet – së bashku me partneren dhe të fejuarën e tij të ardhshme Georgina Rodriguez – në tavolinën e rezervuar për të ftuarit me më shumë konsideratë, të vendosur pikërisht përballë Trumpit, bashkëshortes së tij Melania dhe princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman. Pra, personit për të cilin ishte përgatitur i gjithë eventi, në optikën jo vetëm të forcoj marrëdhënien strategjike dhe ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite (investime, shitje armësh, partneritete), por edhe për të kontribuar në “rehabilitimin” ndërkombëtar të bin Salmanit (pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 pasoi një izolim diplomatik), duke i dhënë atij një skenë prestigjioze dhe legjitimitet në sytë e botës.

Lexo më tej: Pse Cristiano Ronaldo u trajtua si një kryetar shteti nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pikërisht për këtë, pra për të “fryrë” në maksimum dukshmërinë e eventit, Trump ka ftuar në darkë personalitete me profil të lartë si Cristiano Ronaldo, Elon Musk, Tim Cook dhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe miku i tij i madh i kohëve të fundit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, jo më pak i lumtur për të përfituar nga ana e tij nga raporti i privilegjuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara. CR7 ishte aty në rolin e ambasadorit të Arabisë Saudite, atdheu i tij i ri futbollistik dhe jo vetëm. Sepse kur të paguajnë 200 milionë në vit, është e qartë se nuk e bëjnë vetëm që të shtysh një top në rrjetë, por edhe për t’i dhënë fytyrën tënde, zërin tënd dhe shpirtin tënd për kauzën e pronarit. Në fund të fundit Al Nassr është në duart direkte të fondit sovran saudit, më e qartë se kaq…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI