Flash

Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë: "E njohim dhe na njeh mirë"

Lapsi.al 20 November 2025
Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë:
Polonia është pengesa e parë drejt Botërorit për Kombëtaren e Shqipërisë. Kuqezinjtë njohën sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih, por edhe atë të finales së mundshme nëse kalohen polakët: në rast fitoreje, kuqezinjtë e teknikut Sylvinho do të ndeshen në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi. Tekniku Sylvinho, menjëherë pas shortit, foli për fshf.org dhe komentoi fatin e goglave: "Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara".

Lexo më tej: Shorti i Playoff për Botërorin 2026: Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin dhe sfidat

Askush nuk futet i mundur në ndeshje, ndaj dhe hipoteza e finales qendron në këmbë derisa fusha të thotë fjalën e saj. Sylvinho do të gjejë përballë në 31 mars një mes Ukrainës e Suedisë, por nuk ka preferenca: "Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI