Flash

Shorti i Playoff për Botërorin 2026: Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin dhe sfidat

Lapsi.al 20 November 2025
Shorti i Playoff për Botërorin 2026: Shqipëria e Kosova

Shqipëria e Kosova kanë mësuar tashmë kunërshtarët e tyre në gjysmëfinalen e finalen e playoff në muajin mars. Shorti i zhvilluar në Zyrih ka vendosur rrugëtimin e përfaësueseve shqiptare në playoff-in për Kupën e Botës 2026, duke përcaktuar rivalë të fortë dhe skenarë të ndryshëm për ndeshjet e ardhshme.

Shqipëria sfidon Poloninë në Varshavë

Kuqezinjtë kanë tërhequr Poloninë si kundërshtar në gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Varshavë, një terren i njohur për trajnerin Sylvinho, i cili debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë e bëri pikërisht në këtë qytet.

Polakët janë një skuadër me statistika mbresëlënëse ndaj Shqipërisë: 10 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 suksese të kuqezinjve në përballjet direkte. Kjo tregon nivelin e vështirësisë që shqiptarët do të hasin për të arritur finalen.

Lexo më tej: Shqipëria e provon, por Anglia mbetet e pacënuar: Hoxha humbet shansin, Kane jo

Nëse Shqipëria arrin të mposhtë Poloninë, në finalen e playoff do të përballet me fituesin e ciftit Ukrainë-Suedi. Në këtë rast, vendi i ndeshjes finale varet nga rezultati i gjysmëfinales tjetër:

Nëse triumfon Ukraina, finalja do të luhet në fushë asnjëanëse.

Nëse fiton Suedia, Shqipëria do të luajë finalen në Stokholm, duke u përballur me një transfertë të vështirë.

Kosova përballet me Sllovakinë e synon finalen në “Fadil Vokrri”

Ndërkohë, Kosova ka tërhequr Sllovakinë si rival në gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë, ndërsa në rast suksesi, finalja e playoff do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke u dhënë një avantazh të dukshëm Dardanëve në takimin vendimtar.

Fituesi i ciftit Turqi-Rumani pritet të jetë kundërshtari në finale, me Turqinë e trajnerit Montella si favorit të dukshëm për të shkuar në ndeshjen vendimtare. Ky skenar duket më i lehtë për Kosovën sesa për Shqipërinë, duke marrë parasysh edhe traditën dhe klasifikimet e këtyre kombëtareve.

Sfidat dhe mundësitë për kuqezinjtë dhe Dardanët

Shqipëria: Përballja me Poloninë përfaqëson një test të vështirë, duke marrë parasysh superioritetin statistik të polakëve. Një triumf në Varshavë do të jetë thelbësor për të ruajtur shanset për kualifikim, por sfida e mundshme ndaj Suedisë në transfertë e bën rrugëtimin shumë të komplikuar.

Kosova: Për Dardanët, shorti duket më i favorshëm. Sllovakia nuk paraqet një kërcënim të madh në krahasim me Poloninë, dhe mundësia për të luajtur finalen në Fadil Vokrri përbën një avantazh strategjik. Finalja kundër Turqisë pritet të jetë sfidë më e madhe, por potencialisht e përballueshme.

Rrugëtimi i playoff-it premton ndeshje dramatike

Të dy Kombëtaret shqiptare do të përballen me rivalë të fortë dhe skenarë të ndryshëm vendndodhjesh për finalen. Shqipëria ka një rrugë më të vështirë dhe duhet të tregojë karakter dhe efikasitet ndaj Polonisë dhe eventualisht Suedisë ose Ukrainës.

Kosova, nga ana tjetër, ka një mundësi reale për të arritur finalen në shtëpi dhe për të sfiduar Turqinë, duke u shfaqur si një pretendent i serioz në këtë playoff të Botërorit 2026.

JA PËRPLASJET E TJERA

Një short dashamirës për Italinë nga shorti i Playoff-it të Botërorit, i zhvilluar në Zyrih në selinë qendrore të FIFA-s. Donnarumma dhe shokët e tij do të përballen në gjysmëfinale në shtëpi me Irlandën e Veriut, e cila, edhe pse sjell ndër mend kujtime të këqija për eliminimin në vitin 1958, ishte ndër më të kapshmet. Në rast kualifikimi në finale, rivalja e Italisë do të dalë nga sfida mes Uellsit dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë rast shorti ka përcaktuar që Italia të luajë jashtë fushe aktin eventual përfundimtar. Playoff-et do të luhen në mars: më 26 gjysmëfinalet dhe më 31 finalet.

Çiftet e Playoff-eve europiane

Itali–Irlanda e Veriut

Uells–Bosnjë-Hercegovinë

Ukrainë–Suedi

Poloni–SHQIPËRI

Turqi–Rumani

Sllovaki–KOSOVË

Danimarkë–Maqedoni e Veriut

Republika Çeke–Irlandë

shorti

Turneu FIFA Playoff

Në Zyrih është zhvilluar gjithashtu shorti i turneut FIFA Playoff që do të japë dy vende për në Botëror. Në short ishin Kaledonia e Re (OFC), Iraku (AFC), Republika Demokratike e Kongos (CAF), Xhamajka dhe Surinami (Concacaf) dhe Bolivia (CONMEBOL). Fituesja e Kaledonia e Re–Xhamajka do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa Iraku pret fituesen e Bolivia–Surinami. Fituesit e dy finaleve do të kualifikohen në Botëror.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI