Flash

"Nuk prisja të kishte dhuratë": Presidenti i FSHF-së Duka komenton shortin në playoff

Lapsi.al 20 November 2025
"Nuk prisja të kishte dhuratë": Presidenti i FSHF-së
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka komentuar shortin e playoff të hedhur në Zyrih, në selinë e FIFA-s. Kreu i futbollit shqiptar, që ishte prezent bashkë me teknikun Sylvinho, nënvizoi se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë. Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, dhe në rast suksesi, në finale do të luajë ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë/Suedi. "Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë - tha Duka, pasi mësoi kundërshtarin e kuqezinjve -. Janë të gjithë ekipe të forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit. Gjithsesi është shumë e fortë, me një nga yjet e futbollit europian. Por, ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe të shpresojmë për ta kaluar".

Lexo më tej: Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë: "E njohim dhe na njeh mirë"

Nëse në Varshavë kalohen polakët, atëherë finalja e mundshme do të ishte ndaj Ukrainës ose Suedisë, por Duka te kjo pjesë kënaqet vetëm me faktin se është evituar Italia: "Unë nuk kam pasur asnjë lloj dëshire se kë nga katër kundërshtarët e vazos së dytë do të doja në grup. Ashtu siç erdhën punët në short, nuk do më pëlqente nga gjysmëfinalja një ndeshje në Uells dhe finalja kundër një kundërshtari të mundshëm si Italia. Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe unë shpresoj shumë që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI