Flash

Haaland, dikush e pikasi 7 vjet më parë e nuk ishte i futbollit: “Mbajeni mend emrin”

Lapsi.al 20 November 2025
Haaland, dikush e pikasi 7 vjet më parë e nuk ishte i futbollit:
Erling Haaland tani është golashënuesi i frikshëm i gjithë Europës, por nuk është shumë e largët koha, kur askush nuk e njihte. Ajo që bën përshtypje në adoleshencën e sulmuesit norvegjez është se njeriu që e pikasi 7 vjet më parë duke lajmëruar atë që Erling do të bëhej, nuk kishte lidhje me futbollin. E tani Haaland dëshiroi të kujtonte atë që, disa vite më parë, kishte parë tek ai një potencial të konsiderueshëm kur ai ishte pothuajse një “zotëri askush”.

Erling Haaland rikthen një post nga e kaluara, kishte dikush që e kishte vënë re

Ishte viti i largët 2018 dhe një Erling Haaland i ri shënonte me fanellën e Molde në vendlindje. Ai djalë sapo kishte bërë 18-vjeç tregonte se kishte një instinkt goli jo të zakonshëm, edhe pse nuk kishte dukshmërinë që do të merrte vetëm disa muaj më vonë te Salzburgu. E megjithatë ishte dikush që në Twitter shkroi: “Është një djalë që shënon me një lehtësi mbresëlënëse këtu në kategorinë më të lartë norvegjeze dhe është vetëm 18 vjeç. Mbajeni mend këtë emër: Erling Braut Haaland”.

Shkëmbimi i batutave në rrjetet sociale

Bëhej fjalë për përdoruesin Fredrik, grafik & dizajner, i cili pra e solli në vëmendje djalin e artit norvegjez. Haaland e riktheu atë tweet dhe e ripostoi duke shoqëruar ato fjalë me këtë mbishkrim: “Unë e mbaj mend këtë emër”. Një arsye krenarie për autorin e postimit, i cili nga ana e tij ishte i pabesueshëm për atë që kishte ndodhur: “Kjo është një marrëzi! Kam përjetuar tashmë momente të çmendura në Twitter, por të hap aplikacionin dhe të shoh sulmuesin më të mirë në histori që poston dhe më etiketojnë është gjëja më e çmendur deri tani”. Me pak fjalë, Haaland hoqi një kënaqësi, duke kujtuar kë kishte vënë re qëkur ishte një djalosh premtues që ëndërronte të ndiqte gjurmët e të atit. Një talent ende i papërpunuar, që asokohe tërhiqte vëmendjen vetëm të pasionantëve më të vëmendshëm të kampionatit norvegjez, por që tashmë lëshonte të kuptohej urinë dhe egërsinë realizuese që njohim sot. Rikthimi i atij tweet-i të vjetër dukej pothuajse si një mënyrë për të mbyllur një rreth, një gjest mirënjohjeje ndaj atij që kishte besuar tek ai përpara se të bëhej një fenomen global. Dhe në këto ditë ku është folur kaq shumë për emra, profile dhe “të rinj të panjohur”, çdo referencë është plotësisht rastësore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI