Flash

Deschamps hedh në gjyq gazetarin që e quajti gënjeshtar: dëmshpërblimi, i bujshëm

Lapsi.al 20 November 2025
Deschamps hedh në gjyq gazetarin që e quajti gënjeshtar:
Didier Deschamps po jeton sezonin e tij të fundit me Francën. Pas Botërorit ai do të largohet nga pankina e “Bleus”, me të cilët do të përjetojë Kupën e Katërt të Botës si trajner. Kualifikimin e ka arritur me lehtësi dhe tashmë do të fillojë të studiojë kundërshtarët dhe të ndjekë shumë lojtarë të mundshëm për t’u grumbulluar. Në ndërkohë do të ketë edhe një çështje gjyqësore, të nisur nga Gjykata e Parisit. Deschamps ka akuzuar një gazetar francez dhe e ka çuar në Gjykatë për shpifje. Përzgjedhësi transalpin nuk kërkon një dëmshpërblim ekonomik shumë të lartë, përkundrazi, por një dëmshpërblim simbolik bashkë me një komunikatë që duhet të lexohet drejtpërdrejt në radio.

Riolo e quajti Deschamps një gënjeshtar për çështjen Benzema

Nga një Botëror në tjetrin. Duhet të rikthehemi pas tek ai i vitit 2022, kur pati një largim të bujshëm dhe të papritur nga Benzema. Gazetari i RMC, Daniel Riolo, gjatë një transmetimi radiofonik, e quajti Deschamps një “gënjeshtar” në lidhje me menaxhimin e dëmtimit që e detyroi të braktiste kombëtaren një ditë para ndeshjes së parë të Katar 2022. Deschamps i mori keq ato fjalë dhe të enjten 20 nëntor Riolo do të dalë përpara gjykatës penale të Parisit për shpifje. Trajneri francez, sipas asaj që raporton L’Equipe, do të jetë në gjykatë me mjekun e kombëtares dhe oficerin përgjegjës për sigurinë e ekipit të vitit 2022.

Deschamps kërkon një euro dëmshpërblim, por edhe leximin e një komunikate

Ish-futbollisti i Juventus nuk kërkon një dëmshpërblim real ekonomik. Kërkon një simbolik: sepse pretendon një euro për dëmet morale, dhe deri këtu të vjen në mendje dollari i bastit të një filmi të famshëm. Por Deschamps nuk do vetëm një euro nga Riolo. Sepse ai pretendon që në transmetim të drejtpërdrejtë në RMC gazetari të lexojë një komunikatë me vendimin e gjykatës: “Gjykata penale e Parisit ka dënuar Daniel Riolo për deklarata shpifëse ndaj trajnerit”. Gazetari e konsideron të tepruar këtë veprim ligjor. Thelbi i vendimit është i thjeshtë: Gjykata e Parisit duhet të vendosë nëse deklaratat e gazetarit përbëjnë shpifje apo kritikë legjitime.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI