Flash

Telekronistët në Curaçao çmenden: VAR heq penalltinë në të 96', shkohet në Botëror

Lapsi.al 19 November 2025
Telekronistët në Curaçao çmenden: VAR heq
Të mërkurën, dita e fundit e kualifikimeve për Botërorin 2026 përjetoi momente ku drama dhe gëzimi u ngatërruan në një grumbull emocionesh. Disa orë pasi Skocia kishte siguruar biletën direkte – pa pasur nevojë për playoff-et që i bëjnë kaq shumë frikë Italisë – duke shënuar në kohën shtesë ndaj Danimarkës, po ajo kohë shtesë mund të kthehej në mallkim për Curaçao. Kombëtarja e ishullit të vogël të Karaibeve pa t’i akordohej një penallti kundër kur minuta e 90' kishte kaluar prej kohësh: në atë moment gjithçka dukej e humbur. Ndeshja kundër Xhamajkës ishte në fakt një playoff i vërtetë për t’u kualifikuar direkt në Botëror dhe ajo penallti, nëse do realizohej, do të kishte ndryshuar fatin e sfidës: shpëtimtar për Curaçaon ishte VAR-i, i cili hoqi penalltinë dhe bëri që të shpërthenin ulërimat e televizionit kombëtar.

Penallti e dhënë për vendasit e më pas e hequr me VAR

Para ndeshjes së zhvilluar në shtëpinë e Giamaikës, në Kingston, renditja e Grupit B të kualifikimeve botërore të zonës CONCACAF i shihte dy kombëtaret e Karaibeve të ndara vetëm nga një pikë, me Curaçaon përpara, ndërsa Trinidad e Tobago në vendin e tretë tashmë jashtë lojës. Xhamajka ishte pra e detyruar të fitonte për të kryer parakalimin në krye të renditjes, por ndeshja rrëshqiti pa gola deri te çastet e fundit dramatike. Përjashtimi i Russell nga radhët e vendasve në minutën e 89' dukej si një hap tjetër drejt 0-0 përfundimtar dhe rrjedhimisht drejt kualifikimit të Curaçao, por në kohën shtesë arbitri pa një rrëshqitje të gabuar në zonën e miqve, e cila e shtyu atë të fishkullonte penalltinë për Xhamajkën. Vetëm disa vite më parë ky do të kishte qenë një vendim pa apel për ekipin e Curaçao, por sot ekziston VAR-i dhe pikërisht nga dhoma e ndihmës me video thirrën arbitrin për “on-field review”, që solli përmbysjen e vendimit fillestar. Në atë moment ishte minuta e 96-të, dhe ai vendim bënte gjithë diferencën mes jetës dhe vdekjes sportive: komentatorët që ishin në studion e TV-së në Curaçao që transmetonte ndeshjen në drejtpërdrejtë, sapo kuptuan që penalltia për Xhamajkën ishte hequr, u hodhën në një festim me gjeste dhe britma të egra.

Lexo më tej: Curaçao, kombi më i vogël që kualifikohet në Botëror: asnjë lojtar nuk ka lindur aty

Vështirë të mos i kuptosh, duke qenë se një shtet shumë i vogël me vetëm 156 mijë banorë kreu një arritje sportive të pabesueshme: 0-0 i vulosur pak më vonë nga bilbili i trefishtë dërgoi drejt e në Botërorin 2026 shtetin e vogël të Karaibeve të vendosur në veri të bregdetit venezuelas. Në moshën 78-vjeçare, holandezi Dick Advocaat arrin një rezultat që ndoshta vlen më shumë se kampionatet e fituara me PSV dhe Rangers, apo se Kupa UEFA e vendosur në vitrinë me Zenitin. Në Curaçao është vërtet festë e madhe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI