Flash

Skocia në Botëror, Robertson i përlotur në TV: “Diogo Jota sot do të më buzëqeshë”

Lapsi.al 19 November 2025
Skocia në Botëror, Robertson i përlotur në TV: “Diogo
Andy Robertson flet me zërin që i dridhet nga emocionet, dhe jo vetëm për kënaqësinë e të qenit në Botëror me Skocinë e tij. Mendimi i parë pas arritjes së kombëtares së tij është për Diogo Jota. Futbollisti i Liverpool është një lëmsh emocionesh të forta, i lë të rrjedhin bashkë me tensionin dhe adrenalinen e ndeshjes së fituar kundër Danimarkës, duke shmangur bishtin e rrezikshëm të playoff-eve. Ai nxjerr gjithçka jashtë dhe përlotet kur flet për ish-shokun e tij të skuadrës te Reds, i cili vdiq korrikun e kaluar në një aksident rrugor: “Sot nuk ia hiqja dot nga mendja mikun tim Diogo Jota. Kemi folur shumë për të shkuarit në Botëror. E di që sot do të më buzëqeshë. Jam kaq i lumtur që përfundoi kështu.”

Robertson flet për mikun e tij, Diogo Jota, në momentin më të bukur

“Hampton Park” është në festë. Fitorja 4-2 e Skocisë, e shtyrë edhe nga një gol i mrekullueshëm i Scott McTominay, erdhi pas një ndeshjeje të ndaluar për zemrat e dobëta për mënyrën si qëndroi në ekuilibër. Goli i barazimit të skandinavëve, i shënuar nga Dorgu në minutën e 82’, dukej sikur kishte vënë fundin e ëndrrës së vendasve, por mes minutës së 92’ dhe 93’ ndodhi gjithçka: fillimisht goditja e dënimit e Tierney, pastaj goli i sigurisë nga McLean që bëri të shpërthente stadiumi. Për herë të parë pas gati 30 vitesh, Skocia është përsëri në fazën finale të Kupës së Botës. Robertson u përpoq të mbante lotët pas fishkëllimës së fundit, por nuk ja doli. I emocionuar, përpara mikrofonave të BBC-së, ai rrëfeu gjithçka mbante brenda në atë moment: “Është ndryshe nga momentet e mëdha të përjetuara me Liverpool. Besoj se e kam fshehur mirë, por sot isha i thyer. E dija që, në moshën time, kjo do të ishte mundësia ime e fundit për të marrë pjesë në Botëror. Dhe nuk ia hiqja dot nga mendja mikun tim Diogo Jota. Kemi folur shumë bashkë për Kupën e Botës… për të që nuk shkoi për shkak të dëmtimit dhe për mua që mbeta në shtëpi sepse kombëtarja ime nuk u kualifikua.” Rrëfimi është emocionues, edhe gazetarët përballë tij preken shumë nga pastërtia e ndjenjave të shprehura në kujtim të futbollistit që nuk jeton më: “Gjithmonë kemi folur për si do të ishte të shkonim në këtë Kupë të Botës – shtoi Robertson. – Por unë e di që këtë mbrëmje Diogo do të jetë diku duke më buzëqeshur. Nuk e hoqa dot nga mendja gjatë gjithë ditës.”

Vdekja e Diogo Jota në një aksident të tmerrshëm

Vdekja e portugezit Diogo Jota ishte një tronditje shumë e madhe për gjithë komunitetin sportiv. Sulmuesi i Liverpool ishte martuar dhjetë ditë më parë, duke kurorëzuar ëndrrën e tij të dashurisë dhe duke vulosur një sezon shumë të lumtur edhe nga ana sportive, pasi kishte fituar Premier League me Reds. Ai ishte në makinën e tij, në shoqërinë e vëllait André (i cili gjithashtu humbi jetën në përplasjen tragjike), dhe po shkonte të merrte tragetin për t’u kthyer në Angli, kur ndodhi tragjedia. Shkaku i saj ishte shpërthimi i njërës prej gomave gjatë një parakalimi, që e destabilizoi makinën dhe shkaktoi fatkeqësinë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI