Flash

Shqipëria në Slush Helsinki, në zemrën botërore të inovacionit dhe startup-eve

Lapsi.al 19 November 2025
Shqipëria në Slush Helsinki, në zemrën botërore të

Çdo vit, në fund të nëntorit, Helsinki shndërrohet në qendrën e inovacionit global me organizimin e Slush, një prej konferencave më të rëndësishme në botë për startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë.

Këtë vit, nën sloganin “Albania Future Now”, Shqipëria ngjitet në skenën e Slush, për të prezantuar energjinë, talentin dhe potencialin e ekosistemit të saj, të inovacionit.

Slush ofron një mundësi unike për startup-et, për të prezantuar idetë e tyre përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe fondeve, që mund të nxisin e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të tyre; të krijojnë lidhje me mentorë, partnerë teknologjikë dhe kompani të mëdha; të marrin përvoja dhe frymëzim nga historitë e suksesit të themeluesve, që kanë ndërtuar kompani të mëdha, nisur nga ide, në dukje të të vogla.

Në këtë edicion do të jenë të pranishëm 200 folës dhe vendimmarrës, 1700 partnerë dhe ndërtues të ekosistemit, 3500 investitorë dhe 6000 startup-e, mes të cilëve do të jenë edhe 8 startup-e nga Shqipëria, mbështetur nga EU4Innovation: DollAPP, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAI, MedApp dhe Avenirs.

Një nga shtyllat më të forta të progresit të inovacionit në Shqipëri është kapitali njerëzor, njerëzit me ide të guximshme, vizion dhe pasion për të krijuar ndryshim. Shqipëria po dëshmon se ka një bazë të gjerë talentesh, profesionistësh dhe sipërmarrësish, që mendojnë ndryshe, që nuk kanë frikë të eksperimentojnë e të ndërmarrin nisma të reja. Të mirë arsimuar, të lidhur me botën përmes dijes, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ata po e kthejnë kreativitetin e tyre në motor zhvillimi për Shqipërinë. Është pikërisht ky potencial njerëzor, që po tërheq vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe po e bën Shqipërinë një vend gjithnjë e më interesant në hartën rajonale të inovacionit.

Rrugëtimi i këtyre startup-eve, është dëshmi e qartë e progresit, jo vetëm individual të tyre, por dhe i të gjithë ekosistemit në Shqipëri. Ajo çka filloi më pak se një dekadë më parë, me përpjekje sporadike të disa individëve dhe donatorëve, sot në Shqipëri, ka marrë formën e një ekosistemi të mirëfilltë, ku startup-et me ide të guximshme në mendje, gjejnë mbështetje në programe të ndryshme akselerimi, ku marrin mentorimin e duhur për t’u zgjeruar nga një fazë zhvillimi të startup-eve të tyre në tjetrin (programet e akselerimit tashmë organizohen nga aktorë lokalë, të cilët për shkak të vëmendjes ndërkombëtare, që tashmë Shqipëria e ka marrë, bashkëpunojnë me emra të mëdhenj, ndërkombëtarë: Growpreneur me Deep Ecosystem; Piramida/ Innovation Hub me Plug and Play).

Produktet, shërbimet, kompanitë e tyre, marrin pjesë aktivisht në evente të ndryshme, “pitching“ për t’u prezantuar tek investitorë të ndryshëm. I tillë ka qenë rasti me Tirana Slush’d, modeli finlandez, që erdhi në Tiranë, për të dytin vit rradhazi, ku fituesi i këtij edicioni, përftoi një investim deri në 300,000, mundësuar nga investitori Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit në rajon.

Tani, ata janë gati të përfaqësojnë në Slush Helsinki, jo vetëm kompanitë e tyre, por denjësisht edhe ekosistemin shqiptar, duke treguar qartë se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit, se ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet e konsolidohet me hapa të sigurt, drejt një të ardhmeje më inovative dhe të lidhur me tregjet globale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI