Flash

Një turp i madh

Lapsi.al 19 November 2025
Një turp i madh

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjëherë në histori. Turp i madh!

Albian Hajdari, i lindur në Binningen të Zvicrës, dhe Leon Avdullahu, i lindur në Solothurn të Zvicrës, të dy të përgatitur si lojtarë në kuadër të infrastrukturës sportive zvicerane, vendosën të luajnë për Kosovën.

Askush në Zvicër nuk i quajti tradhtar. Vendim i tyre. E drejtë e tyre.

Granit Xhaka dha një vlerësim nga aspekti sportiv. Tha që ata do të mund të luanin edhe për Zvicrën po të kishin durim, por do t’u duheshin tri deri katër vite për të siguruar një vend të përhershëm në fushën e lojës të kombëtares zvicerane.

A është kjo arsye që t’i fishkëllehet Granit Xhakës 75 minuta? Jo, nuk është.

Natyrisht në tribunë vlejnë do “rregulla” të tjera dhe komunikimi nuk është i ngjashëm si në ndonjë klub anglez debati, por prapëseprapë këto britma Granit Xhaka as nuk i meriton, as nuk ua ka borxh.

Është i njëjti që i ka bërë krenarë miliona shqiptarë me karrierën e tij brilante si futbollist - dhe këtë e ka bërë sidomos falë Zvicrës.

Nëse ndokush që është rritur në Zvicër mendon se, pas vendimit të tij për të luajtur për Kosovën, bëhet patriot më i madh se të tjerët që luajnë për Zvicrën, atëherë kjo tregon infantilizëm edhe përtej fushës së futbollit.

Para 12 viteve, më 13 tetor 2013, kur Kosova s’ishte fare anëtare e UEFA dhe FIFA, në Luzern luajti Zvicra kundër Shqipërisë.

“Trimat” shqiptarë nga tribuna nuk patën ide më të mirë se sa të brohorisnin: “Valon magjupi”. Turp atëherë, turp sot kundër Granit Xhakës.

Ah, Granit Xhaka para ndeshjes tha edhe këtë: Kosova po luan në nivel shumë të mirë. Por këto fjalë meraklitë e fishkëllimave nuk i kanë dëgjuar, as lexuar, as kuptuar.

Të këshilluara

Frikë, poshtërim, shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunikatën për procesin e zgjerimit, m’u kujtua ...

14:57

Triumfi i moralit të skllavit

Nën hijet drithëruese të Gjermanisë naziste, një teolog i ri me emrin Dietrich Bonhoeffer dalloi një të metë të thellë dhe të rrezikshme njerëzore: konformiteti...

12:13

Pse i mbështes gazetarët e News24

Media News24 është media më e afirmuar informative në Shqipëri, është me një kohëzgjatje të konsiderueshme dhe pa rrëzime të rënda përgjatë funksionimit të saj,...

18:54

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI