Flash

Moti i keq nuk ‘kursen’ as Gjirokastrën, dhjetëra fshatra në errësirë

Lapsi.al 19 November 2025
Moti i keq nuk ‘kursen’ as Gjirokastrën, dhjetëra fshatra

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore.

Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.

Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.

Ndërkaq, situata paraqitet problematike, pasi disa zona janë pa energji elektrike për më shumë se 12 orë, si njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj, si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokastër.

Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të rikuperuar dëmet e shumta që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

Reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën Antigone për shkak të rrëshqitjes së dheut, por u normalizua shpejt.

Tani po punohet në Lazarat (përroi i Sopotit), i cili ka dalë mbi rrugë. Për momentin është e bllokuar lagjja Lënxatë dhe po punohet për zhbllokimin e saj.

Një kasolle në lagjen Zinxhira është dëmtuar në anë të përroit, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI