Flash

I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari

Lapsi.al 19 November 2025
I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA

Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga SHBA-ja, për llogari të shtetit italian, pasi rezulton i dënuar me 30 vite burg për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Burime zyrtare na policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për Kamer Duhanxhiun.

NJOFTIMI I POLICISE

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar:

Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.

Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët. Reshjet...

07:42

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI