Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Dosja e tunelit/ Balluku sillet si e pandehur edhe në kuvend

Lapsi.al 19 November 2025
Dosja e tunelit/ Balluku sillet si e pandehur edhe në kuvend

Dalja e parë publike e zv /kryeministres Belinda Balluku, që kur ajo u mor e pandehur nga SPAK, për "shkelje të pabarazisë në tendera" ka qenë zhgënjyese. Ndërkohë që të gjithë prisnin të dëgjonin një version të saj për atë që kishte ndodhur, ndërkohë që deputetët opozitarë i lexonin përballë mesazhet e shkëmbyera me vartësit për anullimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, Balluku u angazhua në retorikë boshe.

Në fjalën e saj në tribunën e kuvendit ajo predikoi se e mbështet reformën e drejtësisë, të nisur nga Rama dhe PS, tha se nuk do të kritikonte apo ofendonte kurrë prokurorët e gjykatësit edhe kur vendimet e tyre kishin kosto personale, u mor me dy standartet e opozitës kundrejt SPAK-ut e shkoi deri tek komentimi i gjatë i krimit të pazbardhur të 21 janarit. Por thelbi i fjalimit të Ballukut në parlament ishte: "Nuk do komentoj çështje që janë në hetim nga drejtësia".

Andi Bushati: "La vita e BELA" për mediat e Tiranës

Pikërisht ky qëndrim e detyroi atë të sorollatet në pirueta për reformën në drejtësi, fitoret elektorale, suksesin që nuk ta falin lehtë dhe krimin shtetëror të vrasjeve në bulevard.

Ndërkohë realiteti është krejt tjetër nga flluska ku jeton e izoluar Balluku dhe ku do të ftojë edhe të tjerët. Prej mëse dy javësh, SPAK me një metodë tashmë të bërë rutinë, ka përzgjedhur të "rrjedhë" në publik pjesën kryesore të fakteve për tenderin për të cilin akuzohet ministrja e infrastrukturës. Sipas bisedave të kapura me vartësit e saj publiku është në djeni të faktit se ajo anullon me urdhër një tender që u fitua nga një kompani me 140 milionë euro dhe shpall një të ri për 50 milionë euro më shumë. Njerëzit e dinë se ajo drejton procesin, përcakton kriteret dhe në fund fituesit. Ky është thelbi i akuzës kundër saj. Dhe ajo doli në parlament pikërisht duke thënë se ka detyrim të sqarohet me ata që i kanë besuar. Po a i bindi ata? A dha shpjegime për ata që i kanë lexuar dhe dëgjuar akuzat kundër saj?

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

Jo, bëri të kundërtën, shtoi tymnajën. Pikërisht për këtë, alibia e saj se "nuk flas për një çështje në hetim", është një mbrojtje e dobët. Në ç'do vend normal, kur një politikan i lartë akuzohet për një gjë konkrete, ai del, ose në media, ose në parlament dhe jep versionin e tij. Balluku do duhej të shpjegonte se përse u anullua tenderi i parë i tunelit, se përse ajo i udhëzoi vartësat dhe komisionin e ofertave se si të silleshin, se pse u përzgjodhën turqit e Iterkar-ASL dhe jo dikush tjetër.

Por, në vend të kësaj, ajo me sa duket ka zgjedhur taktikën që tu fshihet mediave dhe të flasë për gjithçka përveç kësaj teme në kuvend. Ajo, këtë të mërkurë në tribunë ngjante me ata personazhet e filamave që para se ti vënë prangat, i porosisin të mos flasin sepse nga ai moment çdo fjalë dhe deklaratë mund të përdoret kundër tyre. Balluku sot adoptoi një sjellje prej të pandehure. 

Dosja Balluku/ Ku kapet mat ministrja për fitoren e turqve

Kjo strategji mund të vije edhe për shkakun e thjeshtë, se në këtë betejë ku është futur, gjeja që asaj i intereson më pak është opinioni publik. Përpara se të bindë atë ajo jeton me ankthin se mos do e lëshojë Edi Rama. Dhe ky i fundit ende nuk ka vendosur ta shesë. “Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha kryeministri deputetëve të opozitës, të cilët e nisën seancën plenare të së mërkurës duke kërkuar llogari pse ai mbante ende në detyrë zëvendëskryeministren Balluku, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ai e relativizoi edhe aferën e tunelit: “Për sa i përket tunelit të Llogarasë, ai 50 milionë euro është si 450 milionë euro i inceneratorit,” ironizoi ai, duke iu referuar aferës ku është përfshirë Balluku.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI