Flash

Video tregon si është katandisur Neymar: lë nam kur provon lëvizjen e tij të famshme

Lapsi.al 18 November 2025
Video tregon si është katandisur Neymar: lë nam kur provon
A ka humbur magjia e Neymar? Është pyetja që po i bëjnë vetes të gjithë në Brazil pas ndeshjes së fundit të luajtur nga Santos kundër Palmeiras: në mënyrë të pabesueshme skuadra e tij fitoi, por pati sinjale shqetësuese nga futbollisti që po bie nivel nga ndeshja në ndeshje. Veçanërisht ka një video komprometuese, atë në të cilën provon dy herë një nga triket e tij më të famshme pa ia dalë: është rainbow flick, lëvizja me thembër me të cilën i kalon topin mbi kokën e një kundërshtari dhe që dikur ka qenë një nga shenjat e tij dalluese. Disa tifozë të pranishëm në stadium e filmuan ndërsa përpiqej të çlirohej nga dy kundërshtarë në zonën e goditjes nga këndi, por rezultati ishte i tmerrshëm. Herën e parë arriti vetëm ta zhvendoste topin me disa centimetra, herën e dytë madje e humbi pas dyfishimit të markimit nga Palmeiras. Neymar nuk e ka më prekjen e tij dhe në moshën 33-vjeçare është një lojtar i pa­njohshëm krahasuar me atë që kishte arritur të pushtonte Europën me talentin e tij.

Gafa e Neymar me lëvizjen e tij

Në Brazil vazhdojnë diskutimet mbi thirrjen e tij të mundshme për Botërorin e ardhshëm, por çështja zhvendoset në një plan tjetër që jep përgjigje pak inkurajuese. Që prej kthimit te Santos, Neymar ka hasur gjithmonë shumë vështirësi dhe, në përgjithësi, pas dëmtimit shumë të rëndë të pësuar te Al Hilal nuk është kthyer më lojtari i dikurshëm. Nuk e ka rigjetur më formën fizike dhe freskinë e duhur për të bërë diferencën dhe në moshën 33-vjeçare dikush po reflekton për mundësinë që ai t’i varë këpucët në gozhdë. Polemika e fundit ka lindur nga një prej lëvizjeve të tij simbolike që ka magjepsur shumë herë spektatorët. Rainbow flick, gjesti që me një lëvizje të topit lejon të kapërcesh kundërshtarin, ishte pjesë e repertorit të tij, por sot nuk është më kështu: nuk i funksionojnë as gjërat e thjeshta dhe çdo tentativë përfundon me një dështim të trishtueshëm, ashtu siç tregohet nga një video e filmuar nga tifozët në stadium që është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Ai ka humbur prekjen që gjithmonë e ka karakterizuar dhe shumë ndalesat që ka pësuar nga ana fizike tani po i dalin për hesap, pikërisht në vitin vendimtar për të përfaqësuar Brazilin në skenën më të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI