Flash

Dosja “Buka”, nis procesi gjyqësor

Lapsi.al 17 November 2025
Dosja “Buka”, nis procesi gjyqësor

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar dorëzimin në Zvicër të kërkesës për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, një procedurë e iniciuar që në vitin 2023, por që mbetet ende e pambyllur. Çështja u rikthye sot në vëmendje gjatë seancës për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës mbi statusin procedural të ish-zyrtarit të lartë.

Në sallë, avokati mbrojtës Henrik Ligori sqaroi se për klientin e tij nuk ekziston asnjë masë sigurie në këtë dosje konkrete. Sipas tij, e vetmja masë e përmendur në komunikimet ndërinstitucionale lidhet me një procedim tjetër penal ndaj Ahmetajt, i cili është objekt i një çështjeje të veçantë të regjistruar nga SPAK.

“Kjo çështje nuk ka asnjë masë sigurie për Arben Ahmetajn. Masa i referohet një procedimi tjetër,” deklaroi Ligori, duke nënvizuar ndarjen juridike mes dosjes “Buka” dhe hetimeve të tjera në vijim.

Më 7 dhjetor, SPAK finalizoi hetimin për privatizimin e ish-fabrikës “Buka” dhe e dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO. Prokuroria e Posaçme akuzon Ahmetajn se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI