Rekord për Tuchel e për Kane në sfidën e fundit kualifikuese
Objektivi ishte deklaruar që në prag të transfertës së Tiranës, pastaj ndër të thënë e të bërë, fusha. Anglisë i janë dashur mbi 70 minuta për të gjetur rrugën drejt suksesit, në një mbrëmje që më pas festoi për një dyfish rekord që ka entuziazmuar zemrat britanike. 2-0 i dhënë Shqipërisë ka konsakruar “të huajin” Thomas Tuchel në historinë e Tre Luanëve, trajnerin e parë që mbyll një rrugëtim kualifikues për Kupën e Botës, të pacënuar dhe pa pësuar asnjë gol në 8 ndeshje të zhvilluara. Një primat i arritur pikërisht falë bomberit të tij të të gjitha kohëve, Harry Kane, me dopietën e tij që i ka garantuar edhe kënaqësinë personale të ketë kaluar një përbindësh të shenjtë të futbollit ndërkombëtar, Pelè.Our #ThreeLions finish the year in style! ? pic.twitter.com/Wzf2AJEh6Z
— England (@England) November 16, 2025
Dygolëshi i Harry Kane me Anglinë ndaj Shqipërisë
Me golat e tij numër 77 dhe 78 në Kombëtare brenda pak minutash, Harry Kane ka kapërcyer Pelén për golat e shënuar me përfaqësueset përkatëse, duke vendosur një primat të ri që e konsakron gjithnjë e më shumë si bomber të çdo kohe të Anglisë (Wayne Rooney, i dyti në këtë renditje të veçantë, është gjithnjë e më larg, i fiksuar në kuotën 53). Pak rëndësi ka në sa ndeshje Kane ia ka dalë në këtë arritje, edhe pse, numrat në këtë rast, theksojnë aftësinë e Pelé që arriti të shënojë 77 gola në vetëm 92 paraqitje, ndërsa sulmuesit anglez i janë dashur 112 ndeshje gjithsej. Një dëshmi e një sezoni tjetër të jetuar me ritmin e golave: tashmë 25 në sezon në vetëm 18 paraqitje mes Bayern Munich dhe Kombëtares.— pogihox (@pogihox28859) November 16, 2025