Flash

BIRN: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

Lapsi.al 17 November 2025
BIRN: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë shqiptare dhe 36 studentë të Mjekësisë që janë ankimuar në Strasburg kundër ligjit që i shtrëngon të punësohen në vend për një afat 3 vjeçar, ose në të kundërt të paguajnë kostot e shkollimit.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, UMT, ankohen se përmes legjislacionit dhe mënyrës se si u trajtua ankimi i tyre u janë shkelur një sërë të drejtash, përfshi të “drejtën për jetë private”, “të drejtën për arsim dhe pronë”, mosdiskriminimin si dhe mungesën e një gjykimi të drejtë.

GJEDNJ ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin dhe u ka dërguar palëve një listë me pyetje, përfshi nëse ligji ishte i parashikuar në legjislacionin shqiptar dhe nëse “ndiqte ajo një qëllim legjitim”. Gjykata po ashtu kërkon shpjegime mbi gjykimin në Gjykatën Kushtetuese të rastit dhe pretendimit të studentëve se ky gjykim nuk qe i drejtë. Po ashtu kërkohen shpjegime mbi procedurat që do të ndiqen në rast se ligji zbatohet.

Ndryshimet ligjore të kontestuar u miratuan në vitin 2023, por u pritën me protesta nga studentët, të cilët e konsideruan atë një formë “pune të detyruar” dhe një shkelje të së drejtës së tyre për të zgjedhur profesionin dhe vendin e punës. Studentët u ankuan në Gjykatën Kushtetuese.

Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë pjesërisht ligjin. Ndërsa e pranoi se qëllimi i qeverisë për të siguruar burime njerëzore në sistemin shëndetësor publik ishte legjitim, Gjykata Kushtetuese gjykoi se masat ishin joproporcionale. Kushtetuesja e uli afatin maksimal të punësimit të detyruar nga pesë vjet, në tre vjet. Gjykatësit arritën në përfundimin se skema e qeverisë përbënte një “mohim retroaktiv të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës” për studentët që tashmë ishin të regjistruar në studime.

Në përgjigje të këtij vendimi, Parlamenti ndërhyri më 19 shtator 2024, duke amenduar ligjin për ta sjellë në përputhje me vendimin e Kushtetueses. Afatet e reja të punësimit u caktuan në tre, dy ose një vit, në varësi të vitit të regjistrimit të studentit.

Megjithatë ajo la në fuqi detyrimin për të paguar “koston e plotë” të studimeve nëse refuzon kontratën, dhe mbajtjen e diplomës së studentit derisa të përfundojë periudha e punësimit të detyruar. Këto pika kundërshtohen nga 36 studentë që e kanë dërguar çështjen në Strasburg./Reporter.al

Të këshilluara

Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

Gjatë seancës paraprake për dosjen e Erjon Veliajt, avokatët e tij kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes. Ata kërkuan gjithashtu që klienti i ...

13:49

Dosja “Buka”, nis procesi gjyqësor

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar dorëzimin në Zvicër të kërkesës për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, një procedurë e iniciuar që në vitin ...

11:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI