Flash

Shqipëria e provon, por Anglia mbetet e pacënuar: Hoxha humbet shansin, Kane jo

Lapsi.al 16 November 2025
Shqipëria e provon, por Anglia mbetet e pacënuar: Hoxha humbet

Shqipëria humbet ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2026 përballë Anglisë, por që nuk e ndryshon vendin e dytë të kuqezinjve. Sylvinho humbet ndeshjen e dytë në këtë fushatë, të dyja kundër Tre Luanëve që kanë vetëm fitore, 22 gola të shënuar e asnjë të pësuar. Shqipëria e provoi, me kurajë, pati momentet e veta, por në fund u dënua nga efikasiteti i Harry Kane: dygolësh për të. Lajmi i keq është dëmtimi i Hysajt dhe Brojës, me sulmuesin që doli nga fusha në lot.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a0c2eb97b0.mp4"][/video]

Sylvinho me pesë ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen kundër Andorrës, edhe për të ruajtur lojtarët që rrezikonin të skualifikoheshin në rast ndëshkimi me të verdhë (përveç Bajramit), sulmoi me Uzunin në majën e sulmit. Anglia, gjithashtu me ndryshime në formacion provoi të bënte keq me Rice e Quensah, që detyroi Strakoshën të bënte një super pritje. I vetmi rast për Shqipërinë në një provë shumë interesante për nga intensiteti e ritmi, ishte goditja e Hysajt që kaloi mbi traversë, para se mbrojtësi të linte fushën i dëmtuar.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a138dc9c0a.mp4"][/video]

Lexo më tej: Anglia, Tuchel njeh vetëm Brojën: “Mund të na shënojë”. Kane do rekordin të paprekur

Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho e nisën me besim lojën në pjesën e dytë dhe rrezikuan dy herë në 4 minuta portën e Henderson. Dy herë Hoxha, autor i një provë positive, testoi reflekset e portierit anglez. E para me një depërtim të stilit të tij e me një konkluzion të rrezikshëm, por e dyta ishte një gol i shpenzuar, me një goditje qendrore pas një pasimi inteligjent të Bajramit. Shqipëria qarkullon topin, riniset, mbron: bën gjithcka mirë përballë një rivali të superkuotuar, duke zbavitur publikun që kishte tejmbushur stadiumin Air Albania.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a188ba602a.mp4"][/video]

Tuchel pastaj hodhi në fushë kalibrin e rëndë si Saka e Rashford e diferencën e bëjnë kampionët, në këtë rast Harry Kane. Një devijim fatkeq me kokë i Alijit, në zhvillimet e një goditje këndi, e dërgoi topin në këmbët e qendërsulmuesit të Bayern që dy hapa nga Strakosha e përcolli në rrjetë në minutën e 73’. 0-1 dhe ndeshja e tetë në tetë që mbyllet me fitoren e Anglisë. Shqipëria nuk e prish dot rekordin e përsosur të Tre Luanëve me vetëm fitore e asnjë gol të pësuar, por Sylvinho e njerëzit e tij kanë treguar se mund të luajnë të barabartë, pothuajse, me kombëtare të rëndësishme, si ato me të cilat do të kërkojë të rrëmbejë një biletë për në Botëror në mars.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a1a99e3c72.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI