Flash

Plagosja në Shkodër/ Zbardhet dinamika, vihen në pranga dy autorët

Lapsi.al 16 November 2025
Plagosja në Shkodër/ Zbardhet dinamika, vihen në pranga dy

Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi dyshohet se janë autorët e ngjarjes së mbrëmshme ku u qëllua me armë drejt Edison Tiranës. Të arrestuarit janë dy vëllezrit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe nipi i tyre. Dy vëllezërit dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt Edison Tiranës, 42 vjeç banues në fshatin Trush.

Konflikti mes tyre ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Ata kanë parakaluar disa herë njëra-tjetrën dhe më pas janë ndaluar për t'u sqaruar. Situata ka agravuar në konflikt fizik dhe më pas Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip “Mercedes Benz” të Edison Tiranës.

Plumbat kanë goditur gomat e makinës së Tiranës dhe më pas ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana ka dalë nga makina dhe është fshehur afër një zone, për t'i shpëtuar plumbave.

Më pas dy vëllezrit e kanë gjetur ku ishte fshehur Tirana dhe e kanë goditut me sende të forta. Aktualisht Edison Tirana është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë ndihen e specializuar mjeksore. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton me shumë mbi rastin.

Të këshilluara

Qeveritë po shkojnë drejt falimentimit

Borxhi publik është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Ai i lejon shoqëritë të ruajnë pasurinë, të përballojnë krizat dhe të ndërtojnë për të ardhmen. ...

07:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI