Flash

Kaliforni/ Mbytet varka me emigrantë të paligjshëm, humbin jetën katër persona

Lapsi.al 16 November 2025
Kaliforni/ Mbytet varka me emigrantë të paligjshëm, humbin

Katër persona vdiqën kur një varkë që dyshohet se mbante emigrantë të paligjshëm u përmbys në brigjet e Kalifornisë. Ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital dhe një i dyshuar u arrestua dhe u mor në pyetje në lidhje me incidentin. Disa nga personat e shpëtuar e identifikuan veten si meksikanë, ndërsa kombësia e të tjerëve mbetet e paqartë.

"Ekipet tona dhe ato të agjencive tona partnere reaguan menjëherë, por ky incident nxjerr në pah rreziqet serioze me të cilat përballen të huajt që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga deti në anije të pasigurta", tha Robert Tucker, komandanti i Rojës Bregdetare në San Diego.

Mediat e huaja shkruajnë se mijëra emigrantë të paligjshëm kërkojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës, në një përpjekje për t'i shpëtuar varfërisë, dhunës dhe krizave politike në vendet e tyre të lindjes.

Çdo vit qindra humbasin jetën në rrugën e rrezikshme tokësore në veri, ndërsa numri i emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara nga deti, në anije të mbingarkuara dhe të rrezikshme, është rritur gjithashtu.

Të këshilluara

Qeveritë po shkojnë drejt falimentimit

Borxhi publik është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Ai i lejon shoqëritë të ruajnë pasurinë, të përballojnë krizat dhe të ndërtojnë për të ardhmen. ...

07:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI