Flash

Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet 53-vjeçari nga Sukthi

Lapsi.al 15 November 2025
Qarkullonte me makinë i armatosur, arrestohet 53-vjeçari nga Sukthi

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se lëvizte i armatosur. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. D.

NJOFTIMI I POLICISE

Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez; kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI