Flash

Mediat kanadeze alarm për investimet e Luftar Hysës. Po te ne?

Lapsi.al 15 November 2025
Mediat kanadeze alarm për investimet e Luftar Hysës. Po te ne?

Emri i Luftar Hysës po lakohet ne mediat frankofone te Kanadasë, për të njëjtin aktivitet për të cilin ai kërkoi ndihmën e Edi Ramës në Shqipëri, rrezikun e pastrimit të parave përmes biznesit të kazinove. Edhe "La Presse" edhe "Le Quotidein du Montreal" i kanë kushtuar shkrime shqiptaro- kanadezit, që sot jeton në Meksikë, pasi qeveria amerikane njoftoi të enjten sanksione ngaqë ai dyshohet se përdorte vendet e lojërave të fatit për të pastruar paratë e pista të karteleve meksikane të drogës.

SHBA sanksione vizitorit të zyrës së Ramës, Luftar Hysa

Në zonën e Kuebekut Hysaj njihet si një zhvillues kazinoje që operonte deri vitin e kaluar në rezervatin mohauk të Kahnawake, në jug të Montreallit.

"Luftar Hysa, i cili zotëron një rezidencë luksoze në Mont-Royal, është përcaktuar nga autoritetet amerikane si një “organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale”.

Kjo do të thotë se ndalohet të kryhen transaksione me të, përndryshe pasojnë penalitete. Çdo transaksion që e përfshin dhe që kalon përmes SHBA-së do të bllokohet menjëherë.

Dy videot/ Kush gënjen për takimin në kryeministri, Edi Rama apo Luftar Hysa?

Sipas qeverisë amerikane, Luftar Hysa, anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e tyre përdorin përfshirjen e tyre në disa kazino dhe restorante në Meksikë për të pastruar paratë e trafikut të drogës. Autoritetet amerikane besojnë se grupi “operon me pëlqimin e kartelit të Sinaloas, i cili ruan kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit ku grupi ushtron aktivitetet” shkruan La Presse. Ndërsa "Le quotidien du Montreal" thekson: "Dy kompani të lidhura me Luftar Hysën, me bazë në Montreal, janë gjithashtu në shënjestër të veprimeve të qeverisë amerikane.

Në praktikë, të gjitha pasuritë në SHBA të organizatës që autoritetet e quajnë “Grupi i krimit të organizuar Hysa” tani janë të bllokuara, dhe u ndalohet qytetarëve amerikanë ose personave që ndodhen në territorin amerikan të bëjnë biznes me ta.

Autoritetet kanë identifikuar gjithashtu 10 kazino meksikane të operuara nga Hysa dhe grupi i tij, të cilat dyshohet se janë “përdorur prej vitesh për të lehtësuar pastrimin e parave në favor të kartelit të Sinaloas.”

Flet gazetari i RAI 3: Rama më habiti për takimin me Luftarin e “Sinaloas”

Në tetor 2023,  La Presse zbuloi se Policia Mbretërore Kanadeze (GRC) po hetonte praninë e Luftar Hysës, një biznesmen shqiptar i vendosur në Montreal, në kazinonë Magic Palace të Kahnaëake (foto lart).

“Çdo gjë tregon se Luftar Ali Hysa është infiltruar në rezervatin indian të Kahnaëake për të lehtësuar aktivitetet e pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloas, si dhe për interesat e veta”, deklaronte asokohe një hetuese në një dëshmi nën betim në Gjykatën e Montrealit.

Disa muaj pas publikimit të artikullit, në mars 2024, gjashtë policë të Kahnaëake shkuan në kazinonë buzë rrugës 132 për ta mbyllur menjëherë atë.

Kazinoja është ende sot e mbyllur dhe Luftar Hysaj qëndron vetëm në Meksikë dhe jo më në Kanada. Pyetja mbetet, po në Shqipëri, cili është fati i investimeve të tij që u bënë me bekimin e Edi Ramës? Kryeministri e ka pohuar me gojën e tij se e priti Hysajn në zyrë për ndërtimin e një kazinoje në Vlorë. Cdo bëhet sot me këtë? Kanadaja i ka marrë masat që një vit më parë. Por tani pas sanksionimit nga departamentit të thesarit presioni është rritur. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: ‘Do të mbaheni përgjegjës’”, deklaroi John K. Hurley, një zyrtar i Departamentit Amerikan të Thesarit.

Hysa i ka kundërshtuar gjithmonë pretendimet e policisë dhe ka mohuar çdo lidhje me kartelet, por kjo nuk i pengon aspak autoritetet shqiptare të investigojnë mbi pasuritë e tij.

Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI