Flash

Sylvinho ndal kritikat: “Nuk jemi Gjermani, të pakënaqurit nuk janë problem im”

Lapsi.al 14 November 2025
Sylvinho ndal kritikat: “Nuk jemi Gjermani, të pakënaqurit nuk

“Ne po rritemi, po bëjmë mirë. Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6. Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo”. Sylvinho ka hequr tashmë presionin nga vetja dhe mendon edhe të largojë ndonjë guralec nga këpucët.

Tekniku brazilian ndal kritikat që në gjenezë, në lidhje me mungesën e lojës, në një ndeshje në të cilën prioritet ishte rezultati: “Unë mendoj se duhet të festojë i gjithë vendi, absolutisht, nuk ka ndodhur kurrë. Në këtë moment për 3 milionë shqiptarë në shtëpi, apo 6 apo 9 jashtë, duhet të festojnë. Pres telefonatën e Salihit i cili është gjithmonë mes nesh. Tifozët meritojnë gjithçka, hera e parë, shumë e bukur. Punohet për ata, kur del në rrugë në Tiranë e të thonë faleminderit për punën. Unë dua të falënderoj. Kemi humbur vetëm ndeshjen në Angli në Londër, nuk mendoj se është pak”.

Lexo më tej: “E kam nisur në Andorra”: Duka nostalgjik e emocional, flet edhe për Brojën

Sylvinho madje e forcoi konceptin, pa u tërhequ pas, duke e bërë të qartë se arritja është e madhe dhe për tja dalë askush nga grupi I kombëtares nuk është kursyer: “Nuk e di nëse ndokush ka kursyer energji, unë me të gjithë lojtarët kemi bërë 100%. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por të humbësh vetëm një ndeshje, të arrish play-off me një ndeshje para fundit, nëse ndonjë nuk është i kënaqur, nuk e di, nuk është problem për mua”.

Tani vëmendja shkon te playoff, ku shorti do të përcaktojë kundërshtarët që Shqipëria do të ketë përballë: “Unë e kam thënë që nuk e mendoja play off, nuk e di kush ishim. Tani po fillojmë të mendojmë për play-off, tani të punojmë për marsin. Nuk është për të shmangur, është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, është e shpejtë. Duhet të përqendrohemi te skuadra dhe grupi, sot jam krenar për të gjithë djemtë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI