Flash

SHBA godet sërish një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe

Lapsi.al 14 November 2025
SHBA godet sërish një anije të dyshuar për trafik droge

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë të katër personat në bord. "Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë, nuk ka të mbijetuar", thanë autoritetet.

Mediat e huaja shkruajnë se Pentagoni ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin. Vërehet se që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që kanë vrarë 80 persona, përfshirë katër në sulmin e së martës.

Sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikimit të drogës janë të ligjshme dhe nuk e ekspozojnë personelin ushtarak të përfshirë ndaj rrezikut të ndjekjes penale, tha të Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke hedhur poshtë akuzat për vrasje jashtëgjyqësore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryj...

07:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI