Flash

Para sfidës me Shqipërinë, zbulohet sekreti i Anglisë: këpucët që “stërvisin” trurin

Lapsi.al 14 November 2025
Para sfidës me Shqipërinë, zbulohet sekreti i Anglisë:

Kombëtarja e Anglisë ka zbuluar, për habi, armën e saj të re sekrete në prag të Kupës së Botës dhe para ndeshjes me Shqipërinë: një palë këpucë të projektuara për të “stimuluar mendjen”. Sipas asaj që raporton gazeta angleze Times, lojtarët e Thomas Tuchel janë parë duke i veshur Nike “Mind001”, këpucë që – të paktën sipas kolosit amerikan – do të ishin në gjendje të përmirësonin kthjelltësinë mendore dhe aftësinë e përqendrimit falë një teknologjie të bazuar te sensorët të aplikuar në shputën e këmbës.

Në pamje të parë duken si slip-on të thjeshta me ngjyra të ndezura, me çmim rreth 80 paund, por kompania prodhuese pretendon se këpucët “lidhin” përfundimet nervore të këmbëve me receptorë të veçantë të trurit, duke kontribuar në një fokus më të mirë mendor gjatë grumbullimeve dhe gjatë fazave të përgatitjes për ndeshjen. Një ide që duket sikur ka dalë nga një laborator i neuroshkencës, por që në të vërtetë është bërë pjesë integrale e grumbullimit anglez në prag të Botërorit.

Tuchel: “Nuk e di sa funksionon, por nëse ata besojnë, është diçka”

I pyetur për këtë risi, Thomas Tuchel u shfaq i kujdesshëm: “Nuk e njoh në detaje shkencën pas këtyre këpucëve”, pranoi me një buzëqeshje. “Më kanë thënë që lojtarët ndihen më të përqendruar kur i mbajnë. Nëse funksionon vërtet apo jo, nuk e di. Por nëse ata besojnë, është mjaft mirë kështu.”

Trajneri gjerman i Anglisë, i njohur për vëmendjen e madhe ndaj dimensionit psikologjik të grupit, megjithatë ka theksuar besimin e tij te meditimi dhe teknikat e frymëmarrjes si mjete për të forcuar përqendrimin.

Lexo më tej: Historike, Shqipëria në playoff: Asllani thyen Andorrën, Anglia fundos Serbinë

“Praktikoj meditimin prej shumë vitesh,” shpjegoi ai. “Më ndihmon të disiplinhem, të përballoj presionin. Mundohem ta bëj çdo ditë, edhe vetëm për pak minuta. Është një proces i vazhdueshëm: sa më shumë që e bën, aq më shumë mëson të ndjesh përfitimet”.

Shkencë, sugjestion apo marketing?

Me pjesën mendore në grumbullimin e Anglisë merret doktoresha Suzanne Scott, eksperte në teknika frymëmarrjeje dhe mindfulness, e cila zhvillon seanca të përditshme me lojtarët. “Djemtë përfitojnë prej tyre, ndihen më të qetë dhe më të përqendruar,” ka konfirmuar Tuchel, duke nënvizuar sesi komponenti psikologjik tashmë është pjesë integrale e përgatitjes së futbollit modern.

Këpucët “Mind001” janë tashmë objekt kurioziteti dhe ironie mes tifozëve, të ndarë midis atyre që i konsiderojnë një eksperiment të zgjuar teknologjik dhe atyre që i shohin si një sajesë të radhës marketingu. Në çdo rast, Anglia duket se ka përqafuar filozofinë sipas së cilës mendja mund të bëjë diferencën, madje duke nisur… nga këmbët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI