Flash

AKU bllokon 50 ton misër i cili vinte nga Serbia, 25 tonë pritet të asgjësohen

Lapsi.al 14 November 2025
AKU bllokon 50 ton misër i cili vinte nga Serbia, 25 tonë pritet

AKU ka bllokuar 50 ton misër për bagëti i cili vinte nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në Elbasan, ku pas kontroliit nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dyshohet se kjo sasi nuk respekton standardet e sigurisë ushqimore.

Inspektorët kanë marrë një mostër të cilën e kanë dërguar për analiza të mëtejshme laboratorike, ku dhe pritet përgjigjia e tyre në ditët në vijim. Aktualisht 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë pritet të asgjësohen.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar 50 tonë misër për bagëti, i importuar nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve nga ky vend. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, çështje që ka ngritur shqetësim tek autoritetet dhe ka vendosur në fokus produktet bujqësore të importuara. Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer kontrollet e para dhe kanë marrë mostrat për analiza laboratorike.

Aktualisht, të gjithë 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe verifikimet paraprake. Në të njëjtën kohë, AKU Elbasan ka shtuar kontrollet në disa subjekte të tjera të qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti thekson se çdo produkt që nuk përmbush standardet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, do të asgjësohet. Institucionet vazhdojnë monitorimin, ndërsa rezultatet përfundimtare të analizave pritet të publikohen në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI